Sot është dita e parë e pjesëmarrjes sime në maratonën ndërkombëtare të poetëve me 8-ditë-8-poezi;
#PeetMeNotLeake. Jam nominuar nga miku im Poet Mark Gjetja për të postuar një poezi çdo ditë, për 8 ditë si dhe një foto e imja bashkangjitur për secilën poezi.
Poezitë në këtë maratonë do të përkthehen dhe botohen në një Almanak rus.
Çdo ditë do të ftoj një mik/e për të bërë të njëjtën gjë, duke vazhduar kështu stafetën e sfidës. Sot, unë jam duke ftuar në sfidën e maratonës një poete të shkëlqyer, miken time Poete Moza Shehu
për të postuar poezitë e saja për 8- ditë dhe nga ana tjetër, ftoj poetë të tjerë të bashkohen në këtë maratonë ndërkombëtare. Suksese!!
Poezia ime për ditën e parë të maratonës me Titull:
Nuk qenë thjesht heronj,
po lexonin shumë ata,
si të tjerë, shkruanin …
Dhe shumë dëshmorë
shkrime pas kishin lënë,
si i pari, si i fundit,
qoftë mësues, poet, piktor,
apo mërgimtar me vlerë,
Fazli Graiçevci,
Jusuf Gërvalla,
Kadri Zeka,
Nuhi Berisha,
Bahri Fazliu …
Dashuria e paparë për vendin,
vuajtjen këtu, gjakderdhjen,
torturën, kërcënimin,
ndjekjen.
Dhe gur e hekur kishin trupin,
mendjen e tërë shpirtin.
Vetëm një gjë
të mos e heshtim
Rexhep Malën e lidhin
me këmbë lart e kokë poshtë,
e torturojnë shtazarakisht
edhe me ujë, rrymë,
ftohtë e nxehtë trupit
në të njëjtin moment,
krip në gojë, gjithçka
dhe shokët e tij tregojnë,
„Cilido që do të kishte pasur
kaq vuajtje,
do të ishte bërë
armik i përbetuar
kundër akteve
kaq mizore!“
Nuk qenë thjesht heronj…
kishte tek ata diçka
të legjendave të largta,
diçka të miteve të thella,
si lumenjt, si detet,
si shkrepat
(edhe si nata sot –
misterioze, por dhe plot mendime,
se do i gjendet filli dhe kësaj kohe,
plot tradhëtime dhe plaçkitje),
si muzetë e këtij vendi …
si poezitë, prozat, bindja,
edhe thjeshtësia gati magjike e tyre…!