16.5 C
Tiranë
E dielë, 22 Qershor 2025

Fetah Maliqi

TË DHËNAT BURIMORE NË LAGJËN MOLLISHTË – FETAHAJVE – BUSAVATË
Përshëndetje vëllezër, motra, kusheri,vendasës, miqë të nderuar, mërgimtar të çmuar duke ju dëshiruar një fundjavë të mbarë, më shpresa se do keni kohë të lexoni – vlerësoni të kaluarat e paraardhësve tanë.
Obligim yni moral, njerëzor e atdhetar është që paraardhësit tanë mos ti harrojmë, por ti përkujtojmë, për mes shkrimëve, botimeve, fotove të ndryshime, që brezi i ri te ketë sadopakë njohuri për ta, e ti nderojmë të parët dhe Dëshmorët e Kombit, të cilët me përkushtimin më të madh kanë punuar dhe janë flijuar për lirinë e vendit, që ne sot e gëzojmë me popullin tonë.
Dikur në këtë pjesë të lagjës se Fetahajve Busavatë, ishte një lagje e veqant jo largët ne perëndim të Busavatës , rrethë dy km.
Në këtë hapsir përfshihëshin karër (4) familje:
Bejtajt, Dulajt, Sherifajt dhe Fetahajt, të gjitha të shtrira nënë një kodrin e lartë, siq po shihët edhe në foto më lartë, nëpër të cilën kaluan jetën të parët tanë.
Për atë edhe e pagëzuan këtë lagje me emrin e Fetah Ajetit, burrë ode e kuvendi , Fetah Çaushi – Busavata.
Thuhet se para 160-80 vjetësh , disa familje Busavatase ndërtuan mure strehimi dhe disa tëbane për bagëti, siq e dien edhe ne sot në vendin e qujtur Kodroboka , apo stanët e Fetahajve, ku edhe sot ende shihen themelet e tyre.
Pas një kohë edhe u vendosën definitivisht edhe me familje, këtu filluan një jetë të re, duke mos pushuari asnjëher për të bëri një jetë që sakrifikuan gjithqka që patën vetëm e Vetëm tia dalin e të mbijetojnë me punë, duke hapur ara ,livadhe, kopshte, duke shartuar edhe shumë pemë të egra e sidoemos molla.
Me këtë rast po theksoj se shkrimin tim për fillimet e qenies se lagjës (Jabukovicë) Mollishtë, fshati Busavatë e kam mbështetur në rrëfimet e mixhës Rrahman.
Po ato rrëfime më mundësuan të sjell një pjesë të toponimeve të fshatit, Ku ka emra të arave, të maleve, të livadheve, të kodrinave e të lagjeve, si :
Trojet e Shtëpive, Ara e lamëve, Ara e Salihut, Ara e Moçme, Ara e Poshtër, Ara e Çeshmes, Lugi i Thanave, Nër Ara, Bahçja, Rrezet, Lugu Asllanit, Te Thana Pite, Ara e Axhës Man, Përmi Rrumullake, Bokat, Bahçja te Lumi, Çubura, Rrahishta, Kodrobokat, Kroni i Mixhës,Rrumullakja, Osoja, Qyreqhanja, Guri i Bregut, Te Vorret, Mali i Kolibave, Guri i Hoxhës, Kroni i Nezirit, Draganca, Ara e Isufit,Bunari i Vjetër e shumë e shumë të tjera.
Pastaj filloi edhe Ndertimi i një pas njishëm i tre 3 Mullinjëve, jo lartë njëri tjetërit në një afërsi nga një e me tepër km, ne mes veti.
Mulliri i parë ndodhej në fund të Zabelit të Hasan Isufit, apo Mulliri i Fetahajve.
Mulliri i dytë ndodhej poshtë në fund të Kodrobokave, apo Mulliri i Osmanajve.
Mulliri i tretë i Bajrajve në fund të lendinave të qujtura Bokatë.
Gjithë çka gjallëronte më ato bukuritë natyrore, ujëvara, mrize , të shumta për bagëti, pemë e perime , lule me ngjyra të ndryshime, kudo aromë OXIGENI, zëra fëmijsh, bujqësia, blektoria,bletaria, rrakatakët e mullinjëve ndiheshin gjithandej…!
Këta Mullinjë ishin ndertua kah viti 1930, por për fatin e keq, edhe këta tre 3 Mullinjë nuk punonin më.
Është fatkeqësi e madhe që këta Mullinjë janë shkatrruar tërsishtë, nga keqbërsit, dora e ligë e njeriut, ku sot ende shihen edhe ato pakës gur që kanë mbetur te mbuluar me dhe e gjëra tjera….
Te parët e Busavatës…
Ja vlen ti kujtojmë me radhë:
01. Busavatë: Sipas fjalëve të pleqëve, të parët e fshatit Busavatë ishin:
Selimi,Duraku, dhe nipi Maliqi
02. Familjet Bejta,me djemët: Shahini, Nazifi, Avdili, Selimi, Bislimi, Sefedini
03. Familjt Duli me djemët: Agushi, Qerimi, Zeneli
04. Familjet Gjela; Ademi, Imeri, Gjela
05. Familjet Fetahajve; Ajeti, Kadria, Tahiri, Osmani – (Ajeti; Bellka, Fetahu, Maliqi, Bajrami,) – (Fetahu: Rrahmani, Duraku, Mehmeti, Jahiu, Musliu dhe nipi Hasani ) – ( Maliqi; Asllani, Kadriu,Shefkiu,Hamdiu) – (Bajrami; Mexhiti,Ramizi, Hakiu)
06. Familjet Osmani; Deliu, Ramadani,Sejda, Ibishanja
07. Familjet Makreshi: Zekovit, Hyskovit, Hasanovit, Osmanovit,Ferizovit…
Dmth. Të gjithë këto familje të trungut të lashtë u shpërngulen, dhe lanë trojet Stërgjyshore, në mëshirën e Zotit, dhe u larguan në vende të ndryshme , Dardane ,Europjane etj. Duke u rritë numri i shumë familjeve, nga viti në vitë, ushtua nr. I shtëpive të reja…!
Me ne fund më erdhi në mendje thënja e të parëve , ne takimin e fundit me Fetahun e madh dhe atë rast, me vete, e kamë shëndrruar në vargje, që i kujtoj shpesh:
” O Fetahi kur na la,
Unë po iki – qetë më tha!
Po gjithnji ktu jam
Mish e eshna ktu i kam!
Shpirti im do t’ju ngojë,
Ai ju Shumë do t’ju dojë,
Do t’jetë i lirë këtij vendi,
Kur liria do t’fitohet
Shyptarisht do t’flasë kuvendi,
Kur shqypja nalt n’qiell
Do t’nihet krejt e lirë…!
Ju falenderoj për lexim – vlerësim, durimin tuaj, i juaji; Fetah Musli Maliqi
03.03.18
Hamburg
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.