Pas shpërnguljeve të mëdha për Turqi aty kah vitet 1928-1934, kur deshi të shpërngulet i tërë fshati Busavatë, mbi gjysma e fshatit Koretin, shumë familje në Topanicë e fshatra tjera për rreth, edhe në Busavatë u shpërngulën disa familje. Presionet policire e shtetërore serbe ishin të mëdha, synohej pastrimi etnik.
Kah viti 1935, edhe në Busavatë formohet bindja se këtu nuk mund të jetohet më! Duhet të organizohet shpërngulja në Turqi. Për këtë qëllim fshatarët zgjodhën tre burra që të gjejnë një vend në Turqi, ku mund të vendoset i tërë fshati Busavatë. Por kundër kësaj ideje ishte Fetah Ajeti-Çaushi. Si dëshmi kemi faktin kur fshati Berivojcë dhe mbi gjysma e fshatit Koretin filluan shpërnguljen për Turqi. Fetah Çaushi e kishte motrën e vetë të martuar në fshatin Koretin, dhe kishte djalin e saj Hasanin, nuk i lejoi të shkojnë për Turqi, por i mori në shtëpin e vetë në Busavatë dhe nipit, Hasanit, ia ndau tokën në mënyrë të barabartë me vëllezërit e vet!
Delegacioni prej tre vetesh: Nuhi Mehmeti, Qerim Duli dhe Rexhep Arifi shkojn në Turqi prej Edirnës deri në Stamboll. Shkuan pastaj edhe nga Bursa. Njo 10 Km. Përtej Iimonit Jallova, në drejtim të Bursës, caktuan një lokacion të madh disa qindra hektarë. Me marrëveshje, këtë tokë e lanë mbi emrin e Jahi Ramadanit, të birit të Ramadan Latifit, Busavata, familje e cila nga Busavata u shpërngul në Gjilan e pastaj në Turqi- Bursë.
Pas ardhjes së delegacionit, filloi mbledhja e parave për çdo familje. I pari që e kundërshtoi këtë marrëveshje ishte Fetah Ajeti – Çaushi. Ky burrë i mençur largëpamës e bujar, një ditë i ftoi burrat më me ndikim të Busavatës që të shkojnë në odën e tij në Jabukovicë. Atje, pranë lagjës së tij, në një lëndinë gurore, u tha burrave që të provojnë të lëkundin një gurë të ngulitur në tokë.
-Askush nuk pati sukses që ta lëkund gurin-
E provuan një tjetër dhe një tjetër… më në fund Fetah Busavata u tha që ta rrokullisin një guri mbi sipërfaqe të tokës.
Për këtë pleqtë pohuan se është pnuë e lehtë!
Këtë desha ta dëgjoj nga ju u tha Fetah Ajeti- Çaushi. Pra mu për këtë edhe ju kam thirrur.
Dua që të ju tregoi se guri i fortë e i palëkundër është në vend të vetë.
Ndërsa guri që ka dal nga vendi i vet, lëkundet kah të doni!
Edhe na , O burra u tha Fetah Çaushi, deri sa të jemi në trojet tona, jemi të fortë!
Po nëse dalim nga vendi, me ne do të luaj kushdo, si guri që rrokulliset.
Duhet, o burra, të heqim dorë nga shpërngulja.
Ta ruajmë vendin ku na lanë të parët tanë!
Mos lejoni që shkau ta marr aq lehtë e lirë tokën tonë! U tregoi se ai ka kaluar nëpër Turqi, plot 12-të vite dhe e din mirë se atje ka vende shkëmbore, të varfëra, të largëta, si Elazizi, ku i çuan Berivojcën e Koretinin!
Fjalët e argumentuara të Fetah Çaushit patën ndikim te paria dhe te fshatarët, të cilët një pas një hiqnin dorë nga shpërngulja.
Edhe ato pak familje që mendonin të shpërnguleshin, hoqën dorë, sepse rrethanat politike në Europë tregonin për fillimin e një kufte të re botërore- Lufta e Dytë Botërore.
Falë mençurisë, pjekurisë dhe aftësisë së Fetah Ajeti-Çaushi të Busavatës, po edhe disa rrethanave politike në Europë dhe rreth nesh të jemi këtu ku na lanë të parët tanë në Kosovën e lirë e të pavarur…
– Përlepnica dhe Rajnoci në konflikt për kufirin!
Fshati Përlepnicë dhe Rajnoc nuk mundeshin ta zgjidhnin kufirin mes tyre në rajonin e shpatit malor andej Gurit të Hoxhës, kah Gllobarica e Prilepci.
E ftuan Fetah Çaushin që të ndërmjetësojë:
Po ku ta dinte Fetah Ajeti-Çaushi kufirin e tyre?
E mendoj një plan!
U tha përlepnicanëve që barinjët e bagëtive të ndezin zjarre në disa vende, aty ku ata mendojnë se është vendi i tyre.
Pas udhëzimeve të fshatarëve, barinjtë ndezën disa zjarre.
Pas disa ditësh u mblodhën burrat e të dyja fshatrave.
Secila palë ipte mendimetë e veta, arsyetimet e veta.
Assesi të merren vesh, u tha se ai ka një mendim që do t‘ua propozojë.
U tha se i ka vërejtur do zjarre të barinjëve tejpërtej malit.
Aty, tha ai, propozoi të mbetet kufiri.
Të dyja palët, më në fund, e pranuan këtë vijë kufitare në mes dy fshatrave, I shprehën mirënjohje Fetah Çaushit.
Fetah Ajeti-Çaushi nëpër oda e kuvende dëgjohej me vëmendje.
Në fjalorin e tij shërbehej me frazeologji popullore me mjaft metafora, alegori, krahasime, satirë etj.
Mjerishtë nga ajo kohë kur ai jetoi, kanë kaluar shumë dekada.
Brezi i tij ka vdekur. Ka vdekur edhe brezi i ditë pas tij.
Aty kêtu janë ruajtur do fjalë të urta, mendime popullore e të tjerea:
Pa folë mos rri, po fol me mend!
Jo fjalën rrumbullak, po shpatarak!
Fjala keqe hapet shpejt!
Kepën mos e ha, po pa kepë mos ha!
Parja të naltson, paraja të poshtërson!
Kush nuk ngihet me pare, nuk kuqet për marre!
Guri i fortë, në vend të vetë!
Të kqijat vinë lamsha, lamsha, të miratë vinë fije, fije!
Kur të shkojsh te mali, shko tu fishllue!
Ruju prej budallës, e jo prej të mençmit!