“”””””””””””””””
AH, NËNË BABI, – SA ME MUNGONI!
Nënë babi,- nga mërgimi sot po ju kujtoi,
me mallë e lotë në sy, ah sa me mungoni,
me mungoni , – lotët s’kanë të ndalur,
për këtë ditë feste, nga një lule të ua dhuroj,
ah, të ishit të gjallë e t’ju puthi përqafoj,
t’ju përgëdheli fortë, fortë t’ju shtërngoj.
Nënë babi,- sot ju kërkova,
për Festën e Kurban Bajramitë
në dritën e një shprese,
lartë nga vendlindja, s’kam gjumë
vetëm mallë e lotë në sy!
Po me dilëni para, si dashuri paraftyrimi,
si zogjtë ne qiejt e përjetshëm botës,
shkronjat e juaja të skalitura, me dhembje,
e trupat e juaj sot pushues,
në varrin e qetësuar, me shpiritin tuaj bujar,
morrët rrugën e pa kthimë, të stolisur nga
engjujt e ju muarën në duarë.
Vitet po ikun; Nënë babi,
po unë po ju ndjej prapë,
sepse kisha nevojë,- sot me shumë se kurrë,
ne moshën më të re,- me lë jetimë.
Me bëret të qaj, kudo që kaloja,
si në punë ashtu edhe në shoqëri,
zemra, shpirti mu dogjën flakë,
ne atë bot të amshueshme shkuat,
thonë se është mrekulli,- parajsë,
ju ishit ata që më ndritët jetën,
luteni edhe për ne,- dhe na mbroni.- Amin…!
09.07.22
Hamburg
“””””””””””
MOS MË QËLLO, O VËLLA!
Çfarë ju bëra?
Pse m‘qëlloni?
Vetëm kërkoj të drejtën,
të mos sundoj i përlyeri,
të mos qëndrojë në fron,
ky që nuk i fitoj votat,
ky që vodhi milionat,
ky që barin e drurët i dreson,
të flasin me tupan mirë
për më të ligët në Kosovë!
Mos më qëllo, o vëlla!
Ku ke parë të vehen
dy gomarë në zgjedhë?
Ku do ta shpiejnë
qerren e mjerë?
Sigurisht askund,
po vetëm në humnerë
dhe kjo ndodhi,
e pse më qëllon
me kërbaç?
Mos më qëllo, o vëlla!…
04.07.22
Hamburg