PO JU JENI GRABITÇARËT!
S´dinë, ç´ka po presin, shtuan dhembjet,
se të mëdhatë dhembje
i kanë të gjithë populli,
vuajtje, lule e cicërime.
Kështu rënkonte Mjeda,
Kêshtu Asdreni, Çajupi,
Edhe Migjeni, Esad Mekuli,
Gjergj Fishta, Anton Çetta.
Edhe shumë e shumë të tjerë,
secili la një grusht gjak,
një jetë djersë e mundim,
po ju jeni grabitçarë!
S‘u thotë koka, ku keni hyrë
në mëkat gjer në fyt:
Ikni, zhbëhuni, zhdukuni,
ky vend do shumë dritë!
13.12.22
Hamburg
“””””””””””””
BUSAVATA IME
Eh, Busavata ime
me mallin tënd ëndrroj,
po shprushen kujtimet
e dëshirave të moçme,
sa edhe vetë ne.
Lidhën lastrat e largësive
dhe vëjnë rruza të kohës
në pe me gjilpêr,
e pa gjëlpër në pe!
Tani mëkot rrëzohen
e zgjohen ëndërrimet
e kota sot,
trishtimi niset duke i lëmuar
butësisht egërsirat,
se bashku me thinjat
e pritjes, deri tek
shpresa e vonuar.
Sa keq që ndryshe
po plaken stinët
nëpër kohë e koha
ende nuk po na e
këndon atë këngën
e pakënduar të
Busavatës sime.
13.12.22
Hamburg
“””””””””””””
PO JU JENI GRABITÇARËT!
S´dinë, ç´ka po presin, shtuan dhembjet,
se të mëdhatë dhembje
i kanë të gjithë populli,
vuajtje, lule e cicërime.
Kështu rënkonte Mjeda,
Kêshtu Asdreni, Çajupi,
Edhe Migjeni, Esad Mekuli,
Gjergj Fishta, Anton Çetta.
Edhe shumë e shumë të tjerë,
secili la një grusht gjak,
një jetë djersë e mundim,
po ju jeni grabitçarë!
S‘u thotë koka, ku keni hyrë
në mëkat gjer në fyt:
Ikni, zhbëhuni, zhdukuni,
ky vend do shumë dritë!
13.12.22
Hamburg