16.5 C
Tiranë
E dielë, 19 Janar 2025

Fetah Maliqi

THEMELI SHTREMBËR U KRIJUA

Themeli shtrembër u krijua,
zuri lak, dredhi, mashtrimi.
Erdhi rendi prapë për shkatrrim,
prapë mosmarveshje, prapë trishtim.

Pse ne patëm fat të marrë,
edhe në liri të mangët?
Prapë mes nesh dredhime,
përqarje, dhe të ndarë?

S‘jemi kopilë të të keqes pa fre,
ka shteg e liga, ka një mur para.
S‘u derdh tërë ai gjak kot,
thithin shpirtin, si me këngë.

U ndez kuvendi, rinia, vendi,
atdheu klith dhe zogjët e dinë,
këtu kërdi bën një padrejtësia,
tradhëtia – simbol dhune në vazhdim…!

20.03.20
Hamburg

SA SHUMË VUAJTI POPULLI MJERË

E dini që shihet gjithçka
dhe guri një ditë flet, s‘vonon,
e ju kap një çast mallkimi,
se veç trishtimi këtu banon.

Ky vend ishte lule shqipesh,
edhe toka mbushej mjaltë.
Blegërinin delet, rriste shiu,
sot reja e zezë, zi e rradhë.

Qajnë sytë, qanë zemra, shpirti,
si u bë kaq errët, kaq ferr?
Shumë vuajti populli mjerë,
s‘pati agim, s’pati behar.

Njeriu as sot nuk ngrit kokën,
njeriu as sot nuk ka guxim.
Nga robëria në varfëri,
Pse, o Zot, kaq fat i zi?

18.03.20
Hamburg

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.