“””””””””””””””””””””””
Të ndodhë një fatkeqësi…
Të ndodhë një fatkeqësi…
në shpirt, ne ndiejmë pakënaqësi
nuk e presim…
pa njoftuar vjen pranë nesh
me mendjen tonë, duhet të themi:
“Gjithmonë e përgatitur të jesh”
eh! Si është jeta
në fakt, është e vërteta
nuk e ndalojmë dot,
atë që ndodh sot
kjo që ndodh, është tragjedi
mendja, kurrë nuk na shkon
e hidhur, por duhet ta pranojmë
s’kemi si ta largojmë
veç të themi: “Mirë se ardhjen duhet ti urojmë”
veç nga jeta, shumë mos të kërkojmë
siç është mirësia,
është fatkeqësia
duhet të jemi të gatshëm
sa të jemi në këtë botë,
të mbizotërojë dashamirësia.