KUR TA KTHEVA SHPINËN KOSOVË
( Këngëtarit,Dervish Shaqes)

Sa herë erdha e shkova Kosovē
Emrin tënd kurrë nuk e harrova
E shënova në zemrën time
Mbeti aty më gjithë ato kujtime
E ruaj si flori aty diku në shtëpi
Të shtërngoj fort kur mundem
Atëherë kur kam shumë të ftohtë
Mërzitem kur nuk mund të të shof
Kur jam pa gjumë mendja më fluturon
Duart e tua i dua, për të më shtërnguar
Mbi supet e mija dua të ndjej ngrotësi
Dhembjen nga brenda, dua të ma shkrish
Veç një fjalë të bukur kur ma thua
Sa shumë atëherë jetën e dua
Edhe lotin qe e pata gati ta derdhi
Fjalën e shtërngoj dhe për ty e hedhi
Më prit se po vie me përkushtim
Sërish kthehem e lirë në vendin tim
T’i shikoj sytë e bukur më plotë mallë
A s’më thua të të puthi lart në ballë.
22.07.20
F.H.
“”””””””””””””””
Këtu ku jam në perëndim
Edhe ecja ka një ndryshim
Nuk je sikur në tokën nënë
Kur të mbron mbrëmja më hënë
Tokë e zezë, tokë e mallkuar
Ti m’i more hapat e parë
Nuk më le të eci e lirë
E lumtur si në vëndin tim
Unë të dua kohë e vjetër
Sikur ecja nëpër livadhin tim
Mos të kthehem kurrë mbrapa
Ajo rrugë ishte më shkëlqim
Aty eca mē ngohtësi të diellit
Pava qiellin me të bukurën hënë
Ku ndjeva veç një zë të bukur
Këngën e së bukurës nēnë
Eca bashkë edhe më ju shoqe
Nëpër rrugët plot më gurë
As të zbathura nuk u ndalëm
Ishim të forta mu sikur mur
Ah sa vite qē më kaluan
M’u ndalue ecja nepër kohëra
Edhe këpucet më të bukura
Lumturinë nuk ma dhuruan.