Dhe ditën ia dorëzoi hënës dalëngadalë.
Nëpër kalldrëmet e Çarshisë na zuri nata.
“””””
Shumë e saktë!
Në disa familje, sillu si të duash, prapë nuk je kurrë mjaftueshëm e mirë. Gruaja që hesht, që është e edukuar mirë dhe mundohet ta ruajë qetësinë e familjes, shpeshherë keqkuptohet dhe shihet si dikush që nuk guxon të flasë, sepse është “gacë e mbuluar, nëse është e zonja,e zhvillohet intelektualisht prapë ka nga ata që mundohen ta përulin dhe ia nënvlerësojnë vlerat e saj. Në vend që ta përkrahin mundohen ta ulin ,sepse nuk janë mësuar ta shohin gruan të pavarur.
Për fat të keq, ky është realiteti i shumë familjeve patriarkale, ku gruan ende e shohin si pronë dhe jo si një njeri me të drejta, dhe me intelekt të lart .
Nëse ndahet kur fëmijët janë të vegjël, e gjykojnë: “Kuku, çfarë bëri që u nda me fëmijë të vegjël?!”. Nëse pret derisa fëmijët të rriten, prapë e gjykojnë: “Pse po ndahet tash, kur e paska duruar deri më sot u dasht mi durue deri ne fund mos me u ba hor në pleqëri ?!”.
Pra, çfarëdo që të bëjë gruaja, në fund prapë ajo mbetet fajtore në sytë e të tjerëve! Askush nuk pyet sa ka vuajtur ajo grua , sa ka duruar, sa herë e ka mbytur e la edhe tokën me lot për hir të familjes dhe femijve dhe sa herë e ka vendosur veten në fund, vetëm që të tjerët të jenë mirë dhe femijve të saj mos tu mungoi asnjëri prind .
Duhet kuptuar se një grua nuk e ka për detyrë të vuajë gjithë jetën vetëm që të tjerët të jenë të kënaqur. As heshtja e saj nuk do të thotë se është e dobët, as durimi nuk do të thotë se duhet të durojë përgjithmonë. Dhe mbi të gjitha, një grua nuk duhet të ndihet fajtore pse zgjedh të jetojë me dinjitet dhe të kërkojë qetësinë që e meriton.