
Mbeshtetur në ngjarje reale të kohes…
Nëna Vjollca…
Çdo femer e ka jeten për veten e vet deri në momentin si bëhet nënë .
Kur bëhet nënë e mrapa jeta e saj jan fëmijët e ajo ju përket fëmijëve…
Dashnia e prinderve për fëmijen është e pafundme, po dhe sakrificat e tyne janë deri në të pa’imagjinueshmen.
Një nënë si gjitha nënat ,i donte fëmijët e sajë shumë.
Një dit para vitit të ri nëna Vjollca I tha burrit të saj ;
-degjo Gjergj unë neser në mbrëmje do iki në punë .
-pse ?ja ktheu ai.
-Do ndërroj një kolege ,u përgjigj Vjollca .
-Po ushqimet e festes kush do ti përgatis?!,pyeti i habitur Gjergji …
-unë do i lëj gati të gjitha ,tha Vjollca pastaj shtoi, ti e sheh sa shumë lollem e sa sakrifikohem për fëmijet tanë e ata as dy llafe si bëjn me mua vetem me krye në telefona ,të ishin të vegjël faji do ishte i joni po tani si jan rrit ,vet i fitojnë e vet i blejnë.
As për martes sju vete mëndja se ua ka prish trurin teknologjia tha Vjollca me lot në sy .
– shumë mirë ke menduar ja ktheu Gjergji kështu ndofta mëndojn për ty se mua këtu më kanë çdo ditë ,një fjalë e një tjeter flasim me mua …
Mungesa e komunikimit me fëmijë për arsye të ndryshme, kryesorja për shkak se fëmijët kalonin gjith kohen në internet nëna Vjollcen e kishte loll e merzit jasht’mase ndihej e lënë pas dore .Ajo përpiqej me mish e me shpirt të mos ju mungonte asgjë fëmijëve të saj , punonte shumë e me or të zgjatura pasi dhe burri i saj ishte i sëmurë .
E nesermja erdhi e nëna Vjollca i përgatiti gjitha ushqimet e mbrëmjes heret dhe i la të gatshme.Ajo u bë gati u përshëndet me Gjergjin (burrin e saj )dhe shkoi në punë .
Fëmijet u bashkuan në mbrëmje ,çdo gjë e gjeten (si gjithmon) gati …
U përshëndeten me babin e tyre dhe u ulen në sofer ku I prisnin ushqimet e shijshme të përgatitura nga duart e palollura të nënës së tyre .
u afruan pran tavolinës .Në tavolin kishte dhe pije të shum’llojshme.
Babai si gjithmon u ul në kolltukun e tij në krye të tavolinës.
Femijet shikuan njëri tjetrin diçka mungonte…
Babai her pas here i shikonte lëvizjet e femijëve po nuk fliste .
Çuditërisht fëmijët nuk e kuptonin se çfarë mungonte…
U çonin nga tavolina her njeri e her tjetri e silleshin nepër shpi po perseri nuk e dinin se çfarë kërkonin.
Babai i pyeti ;
-përse nuk hani ,ushqimet kënkan shumë të shijshme.
-Po po tu hanger jemi tha Mira vajza e madhe .
-Më duket se diça po na mungon ,shtoi Linda.
Goni u çu në këmb ,
-vertet mungon diça po nuk po e kuptojmë tha .
Besi shtoi…
-çdo gjë është e ftoht edhe ushqimet edhe shpia …
Pse ?pyeti babai …
Besi më i vogli nga fëmijët tha ;
-sikur të ishte dhe nana këtu gjitha ushqimet do ishin të ngrohta dhe ne do u ndiheshim ma të lumtur.ra heshtje …
Babi Gjergji buzëqeshi ….
-Shyqyr si e kuptuat se çfarë mungon sonde në këtë natë …
-Ju nëna Vjollcen e keni lënë pas dore nuk e merni asnjëher në telefon .
-Askush në kyt bot nuk ju don as nuk sakrifikon për ju sa ajo .çdo të mirë në kyt jet e keni fal saj dhe timen sëbashku. E ju na harroni me dit e me jav nuk ua dëgjojm zërin ,tha Gjergji me lot në sy ..ra heshtje fëmijët her pas here shikonin njëri -tjetrin, kishin mbetur të ngrirë.
Besi u çu i pari e duke i kerku falje babait e puthte në ball .pas tij dhe të tjeret e përqafuar babai e tyre me shumë dashuri dhe i kerkuan falje .ajo natë shkoi si shkoi gjumë në sy Nuk viri askush të nesërmen. të gjithë fëmijët përgatiten nga një balon me emrin e secilit dhe foton e nëna vlollces ,shkuan te kompania ku Vjollca punonte e në momentin kur ajo po dilte nga puna femijet duke e thirrur emrin e saj lëshuan
balonat të cilat u ngritën lart në qiellin e kalter .
Vjollca u befasua po dhe u gëzua pamas .
Femijet I kerkuan falje për çdo moment si e kanë mërzitur…
Siç ditet ,muajt e viteve ja lën vendin njera tjetres .
Dhe gjeneratat duhet të ja lëjn vendin njeri tjetrit
Duajini prindërit ,përpiquni, faluni koh e dashuri për ta se asgjë nuk e ke të humbur te prindi i jot , çdo gjë ju del te I larti zot .dje u kujdesen prindërit për gjyshërit tanë e sot kujdesemi ne për prindërit , neser do kujdesen fëmijët për ne …
“”””””””
NËSE E DONI SHQIPERIN MOS E LENI JETIME….
Vendi jëm I dashur ,toka ime mëmë.
Sa shum vuajtje e halle ty të paskan zënë…
Zemra po më qanë nga dhimbja e mërzia.
Vllau kundra vëllait…po vuajn njerëzia …
Populli jëm I dashtun koha na ka ardh.
Ta duam njeri-tjetrin mos t’rrijm duke qarë…
Boll ma me të kqia gjithmon të vuajtur mbetem
Askush nuk na don…se ne nuk duam veten…
Njeri sikur gjarpri të gjuan me helm
Tjetrin nga mërzia gjumi nuk e merr..
Bollni more njerëz ,çfar bani kështu
Veç për një njeri popullin gjuani n’dru…
Ta lënë karrigen se i ka ik dita
Popullit të ngrat n’palc i ka shkua thika.
Rinia s’duron ma rrëna as tadhje
Për muaj të tërë ju ka lut në paqe…
Dikujt I theni këmb,dikuj I nxjerrni sy
Nuk është armik i joti… po është vëlla me ty.
Thërrisni ndergjegjes nëse keni tru
Ndalojeni t’keqen se keni me pagu…
Si nuk pëlcet toka kur të kqit e shkelin me këmbë
Dhe ajo rënkon se nuk ka ç’ka bën…
Hapu more qiell e shiko me sy …
Për popullin tëm të dashur kerkoj noj mrekulli…
Ju bëj thirrje ju si jeni njerëz të mirë
Për t’mirën e vendit unë po kam dëshir
Jo dëme e shkatërrime jo dhun jo sharje e ofendime.
Nëse e doni shqiperin mos e leni jetime…