18.5 C
Tiranë
E dielë, 3 Maj 2026

Fitore Haklaj

𝗟𝗶𝗱𝗵𝗷𝗮 𝗲 𝗣𝗿𝗶𝘇𝗿𝗲𝗻𝗶𝘁 – 1878
Ngjarja më e madhe historike për trojet shqiptare pas Kuvendit të Lezhës, është Lidhja e Prizrenit e mbajtur me 10 Qershor 1878.
Ky kuvend synoi bashkimin e katër vilajeteve, Shkodër, Kosovë, Manastir e Janinë kundër marrëveshjes së Shën Stefanit, ndërmjet Rusisë e Turqisë, një marrëveshje kjo e cila nuk i njihte asnjë pretendim territorial Shqipërisë.
Kështu, para Kongresit të Berlinit, ku pritej që të ndodhte dhe copëtimi i Shqipërisë, atdhetarë e patriote nga gjithë trojet shqiptare u mblodhën për të shkëputur një herë e mirë Shqipërinë nga sundimi Osman.
Lidhja e Prizrenit doli me një peticion drejtuar Kongresit të Berlinit si dhe Perandorisë Osmane ku theksohej se Shqipëria nuk falte asnjë centimetër të territorit të saj.
Në kuvend morën pjesë 47 përfaqësues, prej të cilëve,
Iljaz pashë Dibra – kryetar i kuvendit
Shuajip Spahiu – nënkryetar i Lidhjes së Prizrenit
Abdyl Frashëri – kryetar i komisionit të jashtëm – përfaqsues i lidhjes (në Evropë)
Haxhi Shabani – kryesues i punëve të brendëshme
Ymer Prizreni – kryetar i komisionit dhe organizator i Kuvendit – Prizren
si dhe,
Ahmet Koronica, Ali Shabanagaj, Ali bej Tirana, Ali pashë Draga, Binak Ali Mulosmanaj,, Baca-Kurti Gjoka, Çelë Shaban, Dedë Gjo Luli, Dervish Sali Muçaj, Filip Doda, Hasan Pashë Tetova, Haxhi Zeka, Valiu Hysen Pasha, Jashar Bej Shkupi, Mehmet Ali Pashë Vrioni, Mark Lula,
Mal Dula, Mexhid Beu, Omer Pashë Vrioni, Sali Jaha, Syl Oruc Doçi, Sulejman Vokshi, Smajl Martini Ivezaj, Shaban Bej Peja, Shaban Bej Prizreni, Sheh Mustafa Tetova, Tursun Beu,
Zija bej Prishtina.
Lobi Euro-Atlantik Shqiptar përkujton me përulësi çdo datë historike, çdo atdhetar e patriot që ka vendosur gurët e shtetformimit në një periudhë kur trojet shqiptare shpërndaheshin në tryeza ryshfetesh prej fuqive të mëdha.
Lavdi atyre që na kanë lënë një pasuri të tillë!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.