0.5 C
Tiranë
E premte, 7 Shkurt 2025

Fitore Haklaj

FLAS NË HESHTJE

Të flas ëmbël më mësoj nëna
Babai më tha mos e harro mendjen
Me kohën u mesova të flas edhe vetëm
Aq më mirë kur nuk më drejton askush
Nuk harroj të flas me fëmiun më të vogël
Me plakun që aq shumë më shkon biseda
Janë botëra që dhurojnë dashuri pa kushte
Kohën me juve e quaj vetëm flori
Me lulet flas shumë më dashuri
Kur rritëni më bëni të lumtur si një fëmijë
Me juve re të bardha nuk ju harroj kurrë
Shkronjat më të bukura i gjëj gjithëherë aty
Maleve ju drejtohem më aq mallë
M’i kujtoni ditët e fëmijërisë sime
Valëve të detit nganjëherë ju hidhërohem
Më derguat larg,shumë larg tokës sime
Në mërgim flas më atëdheun tim
I them të dua e më mungon shumë
Zërin tim e dëgjon vetëm zemra ime
Sepse kur flas nuk më dëgjon askush.

01.08.21

Tolja

“”””””””””

THËNIE
Ngjyrat më mësuan ta dua natyrën.
Lapsi më drejtoj nëpër rrugë të shumta.
Sa bukur kur të dyjat flasin më mua.
Botë e pastër në trupin tim!

29.07.21

Tolja

“””””

NATË SHIU
Shiu më goditi fort në fytyrën time
Më lagu flokun e ndjeva shumë të ftohtë
U dridha nga ajo stuhi e pa pritur
Në shpirtin tim më therri ajo natë
Më mbyte rrufe që u ule afër meje
Sa frikë e tmerr pash në atë natë
E vetmuar në rrugën e pa ndritur
Vetëm drita e rrufes më bëri ballē
U strehova në njē kend të vogël
Nga frika nuk e dita sa e fort që isha
Lotin më rrjedhi bashkë më shiun në faqe
Buza m’u dridh e s’munda ma të flas
Ju luta Zotit të ma hap një rrugë të re
Të mbaroj shiu e drita të vjen si më parë
Rrugën ta vazhdoj deri në fund të botës
Ku isha nisur të arrijë më faqe t’ bardhë
Sa fuqi më erdhi nga trupi im
Shiu mbaroj e drita veç sa filloj
U nisa për rrugën time të gjatë
Më e fuqishme se kurrë më parë

Të harroj edhe ty natë e verbuar

Plot tmerr që më solle në shpirtin tim

Por drita e diellit që lindi të nësërmen

Më bëri të lumtur edhe si udhëtar.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.