MOLIKA
Aty ku krijohet poezia e lirë
Ku takohen dy shpirtëra të mirë
Dhe syri çmallët me bukuritë që i shikon
E zemra në heshtje nxjerr këngën e këndon
Vargu këtu ka më shumë drejtime
Mua më ç’malli,kur vi në të bukuren vendlindje
Kjo është rruga ime me shumë kujtime
Molika e shenjtë e pasaportës sime
Aty ku këndova për herë të parë
Kur fati deshi dhe më trokiti në derë
Eh ç’më sjelli gëzime, mallë e lotë
Sa herë të takoj ty e bukura Molikë
Nga ajo ditë u bëra edhe pakëz poete
Ti që më frymëzove me vargje floriri
Mu aty i rëndita dita ditës si pahiri
Në kujtime përherë më rri vetëm ti Molikë
Edhe sonte të takova si dikur
Ishte e bukur sikur ditën e parë
Por ndarja nuk ishte aspak e lehtë
Fryma e jote me lot më përcjelli
Do vi prapë moj e bukura Molikë
Më prit sikur më prite për çdo vit
Të ia thurim këngës ne të dy bashkë
Më e kujtue krijimin e vargut tim të parë.
23.08.21
TOLJA
“”””””””””””””
O FLAMUR
———————–
Vallëzo valë valë flamuri im
Të shikova sot përballë
Në dy gjunjët u përula
Të ndërrova me plot mallë
Ngjyrat tua më mbushin jetë
Krenari aty ku gjindesh
O Flamuri kuq e zi
N’zemër të kam, askënd si ty
Ah, shqiponjë kur fluturon
Edhe gjakun peshë e çon
Të oxhaku ty të mbajë
Ku je ti ka edhe atdhe
Në breg të detit kur të pash
Edhe sytë dritë më bëjnë
Gjaku i trimave mu duk aty
Lumë për ty moj Shqipëri.
13.08.21
“””””””””””””
THJESHTË
Nuk i frikësohem një dore të madhe
Sa i frikësohem më të voglës fjalë
Edhe bubullima e një rrufeje
Nuk më lëndon sa ma bën një heshtje
Më mirë eci vetëm kryelartë
Se të kem një bishë përballë
Sa bukur ndihem në shtëpinë e vogël
Se sa në një kala që dukem gogel
E adhuroj një lule plotë ngjyra
Se sa një kuti më plotë lira
Aq të thjesht të dua ty jetë
Sa nuk kam frikë edhe sot të vdes
Nuk lëndoj kurrë më qëllim
Nëse e bëj, nuk e fali kurrë atë gabim
Shumë herë veten e kritikoj pa vend
Ulëm e qaj sa shumë më dhëmb
Mos harroni ju shokët e mi
Se kjo jetë është i vetmi flori
Zbutne zemrën, mendoni veq një herë
Sa fëmija në botë nuk ka as më ngrënë
Të dua jetë sa shpirtin tim
Zemër bardhë deri në amshim.
06.08.21
Tolja