0.5 C
Tiranë
E premte, 7 Shkurt 2025

Fitore Haklaj

UNË
Mund të jetë një fotografi nga afër e Fitore Haklaj
At qiell kur e shikoj
Sa fytyra aty vizatohen
Njëra i ngjanë një engëlli
Ajo tjetra ka dukje djalli
Në det përkëdhelëm nga valët
Perëndimi m’i lehtëson brengat
Dielli ma ledhaton trupin e virgjër
Vargjet nuk kanë ma të ndalur
Në bjeshkët e Pleqes
Aty e ndjej vetëveten
Lirohem nga çdo fjalë
Në tokën më të bukur nënë
Pranvera ndez në mua
Emocione mbas dimrit të kaluar
Lulet, ngjyrat e parfumet
Thell në shpirt ju dua
I lutem jetës dhe i thëm
Të dua edhe shumë herë
Pse je vetëm një e shkretë
Nuk mundem të gjitha t’i lë.
04.10.21
F.H
“”””””””Mund të jetë një fotografi nga afër e Fitore Haklaj

TI
Ti dorë që më përkdhele flukun
Ngadalë poshtë e lartë
Trupi im ndjeu të ftohtë
Nga dora jote që nuk u ndalë
Mos u ndalë dorë e bekuar
Trupit tim afroj mirësi
Gjithë ajo që bën për mua
Shihet edhe në sytë e mi
Dashuri që nuk ka rregulla
Të dërgon deri në fund të lumit
Pastaj të ngritë në malin më të lartë
Per të mbajtur prapë në duar të artë
Mos ke frikë dashuri e bardhë
Krahun tim mos e lësho më
Më dhuro një lule të fushës
Të çfardo ngjyre të jetë ajo
Unë te ruaj më kujdes
Thell në shpirtin tim
Të pres dashuri në heshtje
Deri një dritë troket në ty.
F.H
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.