18.5 C
Tiranë
E mërkurë, 21 Maj 2025

Fitore Haklaj

Mund të jetë një imazh bardhezi i 1 person dhe syze dielli
STINA E ËNDËRRAVE
Stina e ëndërrave të humbura
Ike më ditët e pa filluara
U strehove në dhomën e huaj
Më shikove pa më harruar
Lule e rinisë se pa fat
Nuk të deshta aspak mbi shtrat
Juve nëtë me sy hapur
E ditët që nuk ecja më lirshëm
Vite që aq shpejt jeni ikur
Asaj dite të papritur
Kafshatë që mbeti pa e shijuar
Të lash aty ku të mora të vetmuar
Shumë herë të ndjeva mbas derës
Nuk lëviza për të mos frikêsuar
Në stinën e verës ta hapa dritarën
Nëpër livadhe dorë për dore
Sa herë erdhe dimër më plot borë
Thellë në shpirt hyre për mos të dalur më
U ngrohem bashkë duke u shikuar në sy
Stinë më deshte mua ashtu sikur unë ty.
14.11.21
F.H

“”””””””

DRITËS SË SYRIT
Lules më të bukur të kopshtit tim
Atyre syve që shndërritin edhe natën
Fytyrës së njomë dhe shpirtit të pastër
Diellit qe më ngroh e Hënës që më ndriçon
Kafshatês që shije m`i dhuron jetës
Vetëm atëherë kur të shikoj në sy
Aroma jote më mbush plotë gjallëri
Enërgji e dëshirë për tu ngrit në lartësi
Lumë unë që të kam për ditë
E ëmbëla e shpirti im
Buzëqesh edhe kur zemra ka lot
Përgjigju kur fjala është e jotja
Më butësi e kurajo trego
Je femër e kësaj bote
Larg djallit që të verbon
Atyre që diellin ta ndalojnë
Një gisht i vogël mos të prek kurrë
Tregohu që jetës i takon ti
Largohu nga ai që nuk të vlerëson
Asnjëherë mos rri të ai që të ofendon
Kokën lart edhe në dështime
Bëhesh më e fortë e më besnike
Të lutem trandafili im i bukur
Mos u thaj për askënd në këtë jetë
Liria është vetëm e jotja
Dashuria e ëndrrave mbretërore
Ti që ditën çdo herë ma zbukuron
Unë jam tërë jetën këtu për ty
Nuk ka amshim për ne të dy.
09.11.21
F.H
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.