11.5 C
Tiranë
E premte, 18 Prill 2025

Fitore Haklaj

FTESË

I bëra thirrje fjalës
Mos më lerë vetëm
I duhesh shpirtit tim
Sot më shumë se kurrê
Me prek aty ku veç ti e din
Në damarin e zemrës
Ledhato më zërin e butë
I thua se të dua fort
Ti fjalë e ngrohtë si vullkan
Largohu larg e më larg nga unë
Dua paqen në oborrin tim
Vetëm lulet t’i ujiti me përkushtim.

21/07/22

Fitore Haklaj

“”””””””””””””””

HESHTJA
Erdhe ngadal në shpirtin tim
Heshtje e verbuar sa shumë të ndjeva
Më there thellë në ashtin e fundit
Trupin e ligështove aq shumë
Largohu nga koka ime të lutem
Shko larg aty ku vendin e ke në paqë
Heshtje që nuk je asgjë më shumë
Nuk të vërej unë, per të tjeret nuk e di
Kur erdhe në dhomën time hije e zezë
Nuk te deshta aspak moj
Merre një rrugë të gjatë largë nga ky vend
E mos eja kurrë më tek unë
Bota ime nuk është heshtja
Dergom afer një lumi ku ka shumē gurë
Merre at copë të madhe e më godit
Më mirë se të ndjej heshje në shpirtin tim.

19.07.21

Tolja

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.