30.5 C
Tiranë
E dielë, 15 Qershor 2025

Fitore Haklaj

TEK TI ËSHTË BOTA IME

L'immagine può contenere: montagna, cielo, spazio all'aperto e natura
Rrugën që më kthente në shtëpi gjithmonë e njoha
Atë per të ikur në mërgim
Kurrë nuk e kujtova
Kur deshta të kthehem në vëndlindje
Ah sa mirë e dita
Rruga më e bukur që unë e rrugëtova
E njoha anën e djathtë
Por të majtën jo
Ajo që më rrethoj në fëmijëri
Më kujtohet edhe sot
Atë që bëra dje
Nuk dua as ta kujtoj
Nëpër rrugët e drejta
Nuk takova njeri
Kur filluan ato më leqe
Në një kthesë ishte një
I dhurove dorën
Ma muar edhe fytyrën
Nuk i fole fare
Të shikojnë si një bishë
Po i fole ëmbël
Kjo është gjuha ime
Nese nuk e shikon
Thonë femra më e keqe
që njoha unë !
Nuk mund të pajtohem
Se si ka mundësi të lëndosh dikë
As mos më e ndjerë në shpirt
Ajo që më frikëson
Edhe më shumë
Çka kanë në mendje
Dhe çka kanë në trup
Gjak njeriu apo diçka tjetër
Apo kanë lind
Në një botë të huaj
E vinë në një botë tjetër.
Bota që deshta unë
është më plotë lule
Më lisa të gjatë
e fusha shumë
Më male të larta
e më yje plotë
Më dashuri e paqë
Të çdo njeriu
Edhe dhimbjet natyrore
të kalohen më dashuri
Kjo është bota që e duan
edhe çdo fëmijë
Edhe kafsha
që jeton në natyrë
I ka momentet e saj
Dhe ndjenë dashuri
E ruan rrethin
Sikur një shtëpi
I shikon të vegjëlit e saj
më plotë dashuri
E ruajnë natyrën
ashtu siç kanë mundësi
Aty mendoj shumë,
o Zot si ka mundësi
Botën ta ruan më shumë
Se sa një njeri.
Edhe unë e dua një botë
plotë jetë dhe atdhe dashuri .
24.04.20
F.H@klaj
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.