Fjala e drejtë e ka një zotë!
Ah më gërgau mendimi yt,
mu lidh si nyje n’fytë.
Më ngeli halë, kockë,isha gati tu u mbytë.
Pastaj rreth e qark i holla sytë.
Ah u binda, duhet me hikë.
Asnjë minutë se hargjoj n’ty,
që të duket vetja perëndi…
Ta dish mirë, o dallavere njeri.
Unë nuk shitem, veç me dal n’kry.
O veç lekut, s’sheh tjeter me sy.!
S’të interesojnë vargje, as poezi.
S’të pëlqen i miri njeri,
veç kush të mbush, kuletën ty.
Ah leku i shkretë, duhet n’këtë jetë.
Fitohet me punë e shumë djersë.
Në mesangjer rrehen dy tre vetë,
të tjerët ,ti nxjerrin rrenat n’shesh.
Trufa mashtrime, ka shum kjo botë.
Kujdesu njeri, mos e hill lekun kotë.
Kur blenë diçka mendohu fortë,
se fjala e drejtë e ka një zotë.
©Albina Ceka
Albania
17/09/2021
Itali.
“””””””””””””””
Për ju lexues, të poezisë!
Unë,nuk jap mësim,jo as nuk predikoj..
Shkruaj në vargje ç’farë ndjejë dhe mendojë.
Jeta është e lumtur dhe shum e vështirë.
Qaj,qesh,mërzitem, shkruaj prozë dhe rimë…
Unë shkruaj për vetë dhe për atë,që lexon..
Unë shkruaj,për vete dhe për ty,kur dashuron..
Shkruaj me lot,kur dhimbje provojmë…
Nuk të jap mësim,as predikoj aspakë…,
por ca këshilla, i ndajmë bashkë.
Një këshillë e qetë,ndoshta ndokënd zgjonë..
Mundohem të bëj, më të mirën,që kam n’dorë…
Jo kurrë nuk dua, askënd ,të lëndojë.
©Albina Ceka
Albania