21.5 C
Tiranë
E premte, 15 Maj 2026

Flamur Shabani

FYTYRA E MJERË E BERISHËS..May be an image of 3 njerëz
Mbrëmë pamë SALI BERISHËN në “Zonë e Lirë” të Çanit, ashtu si nuk e kishim parë kurrë më parë: një Berishë të urtë, të sjellshëm, me ton të ulët, ndryshe nga bubullimat që kishim dëgjuar deri dje. Madje edhe të bindur ndaj ndërhyrjeve të dy Arianëve ( Çanit dhe Currit ), të cilët, pasi e panë Berishën të lodhur, me energji të ezaurura, të pafuqishëm fizikisht e të rënë moralisht, guxonin dhe i jepnin mend për qëndrimet që duhet të mbante në raport me PD- në, tani pas shpalljes “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe pas humbjes së zgjedhjeve më 25 prill.
Përgjigjja e Berishës ishte evazive, as mish, as peshk. Në dëshpërim e sipër, pyetjes së Çanit se çfarë do të bënte nëse gjykata franceze nuk do ta merrte në konsideratë padinë e tij kundër sekretarit amerikan Antony Blinken, a kishte ndonjë plan tjetër? Berisha përgjigjet:
” Padiskutim që kam plan b, c, e kështu me radhë, por nuk jua tregoj juve. Do vendos në vend dinjitetin tim. NUK PO VË NË DISKUTIM VENDIMIN.”
Nga kjo rrjedh përfundimi logjik se, edhe nëse nuk zhvillohet gjyqi apo e humbet atë, pak rëndësi ka: mjafton të hedhë një gur në lumë e të turbullojë ujin, pra, ta marrë vesh populli shqiptar, se Sali Berisha kërkoi ta mbrojë të drejtën e vet, edhe pse ishte përballë superfuqisë më të madhe në botë, SHBA-së. ( Njëlloj luftonte edhe Enver Hoxha, madje kundër dy superfuqive njëherësh: SHBA-së dhe BRSS-së dhe na çoi në fund të Evropës për nga zhvillimi ekonomik). Edhe Berisha është kthyer në një Don Kishot të kohëve moderne.
Ajo që ra në sy në intervistën e Berishës ishte thurja e apologjisë për veten, duke u shfaqur një narcist i pashoq. Jo një herë ai theksoi se figura e tij ( Sali Berishës) është e gdhendur thellë në ndërgjegjen e popullit shqiptar, është ai që krijoi partinë e parë opozitare, krijoi lidhjet me SHBA-në, e futi Shqipërinë në NATO, ndërtoi Rrugën e Kombit etj. Për të do të shkruajë historia, sepse historia e epokës së re demokratike, nuk ka kuptim pa përmendur, në radhë të parë, Sali Berishën.
Kaloi urtë e butë gjithë akuzat e ngritura ndaj tij, si firmat piramidale, Gërdeci, 4 të vrarët në bulevardin Dëshmorët e Kombit, privilegjet që i ka krijuar familjes së tij biologjike: djalit,vajzës, gruas e dhëndrit e gjithë akuzave të tjera për të cilat nuk kishte asnjë lloj përgjegjësie.
E gjithë mbrojtja e tij për shpalljen në listën e zezë, si i padëshiruar në SHBA, ishte akuza ndaj Sorosit dhe Edi Ramës. Sorosin e akuzonte, sepse Berisha kishte kundërshtuar planet e tij për ndarjen e Kosovës, kurse Rama mbështeste planet e Sorosit, sepse ishte sorosian. ( Nuk përmendi që edhe vajza e tij, Argita dhe kreu aktual i PD-së kishin studiuar jashtë shtetit duke përfituar bursë nga Sorosi).
Qëllimin kryesor të urrejtjes së Ramës e kamuflonte me akuza për korrupsionin në Shqipëri, krijimin e një narkoshteti me Edi Ramën, që ishte kryemafioz. Edhe zgjedhjet e 25 prillit ai i vodhi duke përdorur blerjen e votës, krijimin e grupeve kriminale dhe intimidimin e zgjedhësve, përdorimin e patronazhistëve, që zbuluan të dhënat biometrike të votuesve etj.
Menjëherë pas zgjedhjeve, që u kryen të lira e të ndershme dhe u certifikuan të tilla edhe nga vëzhguesit ndërkombëtarë, reputacioni i Edi Ramës u rrit së tepërmi. Fitorja e PS-së u mirëprit në të gjithë Evropën, deri përtej oqeanit në Amerikë, të cilët e uruan Ramën për fitoren. Edhe vendet dyshuese të BE-së ndryshuan qëndrim për pranimin e Shqipërisë në BE, duke deklaruar çeljen e negociatave në rastin më të parë brenda qershorit.
Investimet e mëdha që janë bërë e pritet të bëhen në vendin tonë, duke i shoqëruar ato me një turizëm elitar, mbas masave për vaksinimin të një pjese të madhe të popullsisë dhe uljen në minimum të të prekurve nga covidi-19, kanë rritur së tepërmi reputacionin e Edi Ramës si një lider energjik që punon për popullin, është inteligjent dhe karizmatik, punon me këmbëngulje për një sistem gjyqësor bashkëkohor dhe luftë pa kompromis ndaj çdo shkeljeje të ligjit.
Kjo e ka tërbuar Sali Berishën, i cili ndien që është rrëzuar nga froni i liderit historik, emri i të cilit do të shkruhej me shkronja të arta, dhe vendin e tij e ka zënë një tjetër lider, por ai është lideri i partisë kundërshtare: EDI RAMA. Ndryshimi i balancës së liderit historik në favor të Edi Ramës, i dhemb më shumë se gjithçka tjetër Berishës, madje më shumë edhe sesa shpallja në listën e zezë, krahas kriminelëve më me emër në botë.
Ndaj ai deklaron, me një deklaratë në kufijtë e një të sëmuri psikik, se jo vetëm nuk do ta dorëzojë mandatin, pavarësisht moshës së thyer prej 76 vjetësh dhe kërkesës ( së kamufluar) të diplomatëve të akredituar në vendin tonë për heqjen dorë nga mandati i deputetit, por do ta ngrejë zërin edhe më shumë për t’ia nxirë jetën Edi Ramës dhe pozitës qeverisëse.
E vetmja gjë që ka mbetur për Sali Berishën, është ngritja e akuzës për korrupsion, vrasja në Gërdec e 4 të dëshmorët para Kryeministrisë etj., që do të bëjnë të mundur hapjen e gjyqit ndaj tij.
ME BERISHËN NËPËR KËMBË ASNJËHERË NUK KA PËR TË PARË HAIR KY VEND.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.