FYTYRA QË NA LODHIN KUR I SHIKOJMË NË EKRANET TONA
“Fytyra është pasqyrë e shpirtit “- thotë populli. Kjo është e vërtetë dhe mund të vërtetohet me këta politikanë e analistë, disa prej të cilëve i kemi pasqyruar në kolazhin e mëposhtëm.
Për përgatitjen e kolazhit jemi mbështetur në vëzhgimet tona dhe disa thënie të njerëzve të mëdhenj, midis të cilave veçojmë:
*Nuk është e mundur për të kuptuar njeriun me shikim të parë. Virtytet zakonisht i mbulon perdja e modestisë, ndërsa defektet veshin maskën e hipokrizisë.
* Njeriu që dëshiron të gëzojë respektin e të tjerëve, duhet me çdo kusht të kapi një post të lartë dhe të mbledhi rreth tij gjithë njerëzit e këqij.
* Njerëzit e këqij ngjajnë me mizat mbi trupin e njeriut dhe merren vetëm me plagët e tij.
* Te njeriu çdo gjë duhet të jetë e bukur: dhe fytyra, dhe veshja, dhe shpirti, dhe mendimet.
* Për të shprehur shpirtin e tij, njeriu ka vetëm fytyrën e tij.
* Kur veshja e shpirtit është e mirë, e tërë pamja e njeriut duket qartë.
* Vlera e njeriut varet nga pastërtia e shpirtit të tij.
* Bukuria e shpirtit nuk del në foto.
* Fjalët e gabuara nuk janë vetëm të dëmshme, por ndotin edhe shpirtin tuaj.
* Shëroni shpirtin dhe atëherë trupi nuk do të ketë nevojë për ilaçe.
* Të shumtë janë ata që ngrenë kokën mbi majat e maleve, por shpirtrat e tyre mbeten të varrosur në errësirën e shpellës.
* Ata që shohin ndryshimin midis shpirtit dhe trupit nuk kanë asnjërën.
* Kush e ruan gojën dhe e frenon gjuhën, i shpëton shpirti nga pikëllimi.
* Varfëria materiale shërohet lehtësisht. Varfëria e shpirtit, kurrë.
* Në një botë të ashpër që dëshiron të të bëjë të pashpirt, qëndro i sjellshëm.
Në fytyrat e mëposhtme do të gjeni të mishëruara disa nga thëniet e mësipërme.
Po gjithsesi, fytyrat e tyre duken si të gdhendura me punë vullnetare, si dikur në aksionet e Enverit, çka pasqyrohet edhe në shpirtin e tyre të zi. Ata kanë menduar vetëm për vete dhe aspak për popullin, pavarësisht fjalëve të bukura nëpër ekrane. As ushqimi i zgjedhur me multivitamina nuk ka mundur ta zbukurojë disi fytyrën e tyre, sepse shpirti i tyre mbetet katran me bojë