16.5 C
Tiranë
E premte, 1 Maj 2026

Flamur Shabani

VEZËT LLUKË
Një miku im, duke u nisur nga rasti i Lushnjës, kishte përdorur fjalët “vezë llukë “, duke nënkuptuar se vegjetimi për disa legjislatura i kryebashkiakëve, i kthen ata të padobishëm dhe të rrezikshëm për qëllimin për të cilin janë zgjedhur, sikurse vezët lluka, që nuk mund të çelin më zogj, ndaj duhen zëvendësuar me vezë të reja.
Kështu ndodhi me kryebashkiakun e Lushnjës, i cili ka 3 legjislatura në krye të bashkisë .Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë, i ulur dhe ambiente të brendshme Fatos Tushen e mori më qafë një tender për kanalin ujitës, që iu dha padrejtësisht një firme që nuk e meritonte, por e mori atë në mënyrë abuzive, duke e fituar në një kuotë limit më të lartë se dy firmat e tjera, që kishin ofruar çmim më të ulët.
Edhe më parë ka pasur akuza ndaj Tushes, madje ka pasur edhe incidente me plagosjen e tij, por është bërë një sy qorr e një vesh shurdh, duke mos u thelluar në hetime për shkaqet e incidentit. Nëse do të zbulohej prej kohësh, nuk do të arrihej deri në abuzimet me fonde publike prej 24 milion lekësh. Edhe figura e kryebashkiakut do të ruhej, edhe zyrtarët e tjerë nuk do të burgoseshin, edhe dinjiteti i PS-së nuk do të pësonte lëkundje.
Rruga e nisur nga SPAK-u me arrestime të politikanëve dhe zyrtarëve të korruptuar, është një rrugë e mbarë, që synon t’i vërë fre korrupsionit aq problematik në vendin tonë. Le të shërbejë arrestimi i Fatos Tushen, si hapi i parë dhe indicie sesi duhet të vijojë lufta ndaj korrupsionit, duke e ngritur stekën e arrestimeve gjithnjë e më lart, duke mos kursyer edhe të korruptuarit më të hershëm, të cilët shërbyen si mentorë për më të rinjtë.
Arrestimi i F.Tushes u përshëndet edhe nga kryetari i PS-së Edi Rama dhe nga ambasadorja amerikane Yuri Kim. Inkurajimi i SPAK-ut prej tyre është një sinjal i qartë se lufta kundër korrupsionit vetëm do të thellohet deri në zhdukjen e kësaj të keqeje, që ka marrë përmasat e një tumori, i cili kërkon një operacion kirurgjikal të thellë e të pamëshirshëm që të zhduket.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.