10.5 C
Tiranë
E enjte, 12 Shkurt 2026

Flamur Shabani

VISAR ZHITI PËR PRESIDENT

( Thirrje gjithë të njohurve dhe dashamirësve të poetit).Visar Zhiti, il poeta imprigionato dal regime 'rosso' (che piaceva a Eco)

Ftoj të gjithë miqtë e mi, që nga ata të moshës rinore e deri në ditët e sotme, të mbështesin këtë thirrje, që ka të bëjë me Institucionin më të lartë kushtetues, siç është ai i Presidentit të Republikës.

Ftoj në mënyrë të veçantë ata që janë vendimmarrësit për këtë zgjedhje, siç janë deputetët e të dy krahëve të politikës, sepse nga shtjellimi i mëposhtëm, do të shikoni se z.Visar Zhiti u përket të dy krahëve: është ish- i persekutuar politik, madje i dënuar me burg, ndaj ka mbështetjen e tyre, po është edhe një mik i hershëm i Kryeministrit Edi Rama, të cilin e përmend në kujtimet e veta në dy raste, që z.Rama e ka përkrahur fuqishëm: kur doli nga burgu dhe Edi Rama ndodhej në Lushnjë për një tablo murale për muzeun e qytetit dhe rasti tjetër i propozimit për ambasador në Selinë e Shenjtë të Vatikanit, por që u kundërshtua për interesa klanore nga ish-Presidenti Bujar Nishani.Visar Zhiti, poezitë dhe Plenumi i 4-t

U drejtohem veçanërisht deputetëve të Lushnjës, qytetit ku z. Visar u rrit; deputetëve të Durrësit, qytetit të lindjes së tij; deputetëve të Skraparit, vendit të origjinës së Visarit si dhe atyre të Beratit, qytetit që e mbulonte Skraparin si rreth dikur.

I drejtohem Kryetares së Parlamentit, znj. Lindita Nikolla dhe vetë Kryeministrit Edi Rama, që të konsiderojnë me përparësi këtë propozim, që edhe ne të kemi në krye të shtetit HAVELIN shqiptar.

* * *

Po flitet shumë për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, i cili në dt.18 janar ka seancën gjyqësore. Edhe nëse nuk shkarkohet në këtë datë, procesi për zëvendësimin e tij fillon që në muajin prill, edhe sikur procesi të ketë një zhvillim normal. Madje gjatë këtyre ditëve janë hedhur në rrjete sociale emrat e parë që mendohet të jetë President.Visar Zhiti

Vihet re se të gjithë emrat e propozuar janë emra të nderuar, me kontribute në politikë për një periudhë 30-vjeçare. E vetmja e “metë” e tyre është se i përkasin vetëm njërit kah politik, atij socialist. Por Presidenti është simbol i unitetit të kombit dhe, si i tillë, ai duhet të jetë mbipartiak, i pranueshëm nga të dy krahët, si majtas, edhe djathtas. Të mos na ndodhë si në rastin e Presidentit Meta, që u mor nga një parti opozitare, madje si kryetar i saj dhe asnjëherë nuk e kreu detyrën për të qenë jashtë palëve, madje me qëndrimet e veta, anonte në mbështetje të opozitës, duke acaruar edhe më shumë konfliktin maxhorancë-opozitë, saqë detyroi Parlamentin të kërkojë shkarkimin e tij për shkelje të Kushtetutës.
Për të mos pasur në të ardhmen përsëritje të këtyre shkeljeve dhe për të kënaqur paraprakisht palët kundërshtare është e nevojshme dhe përparësi të propozohet për këtë post një personalitet i njohur, i pranueshëm jo vetëm nga partitë politike, por edhe nga masa e gjerë e popullit.
Mendoj se personi që i plotëson më së miri këto kritere është shkrimtari Visar Zhiti. Kush është Visar Zhiti? Për ata që nuk e njohin, po japim disa të dhëna, që i kemi nxjerrë nga Wikipedia.Visar Zhiti braktis Shqipërinë, largohet drejt SHBA-së: Në vendin tonë po  përjetohet një demokraci e vështirë, nën diktaturën e varfërisë - Arbëria  News
Visar Zhiti lindi në(Durrës, 2 dhjetor 1952), është shkrimtar shqiptar i përndjekur në periudhën e regjimit komunist, përkthyes, deputet, diplomat dhe ministër i shtetit shqiptar.
V.Zhiti u rrit në Lushnjë, ku përfundoi shkollën e mesme në vitin 1970. Pas përfundimit të studimeve të larta, filloi karrierën si mësues në Kukës.Ndërkohë shkruante dhe poezi, disa prej të cilave u botuan në revistat e kohës.
Në vitin 1973 përgatiti për botim përmbledhjen “Rapsodia e jetës së trëndafilave”. Ky libër u konsiderua si një krijim me gabime të rënda ideologjike dhe që nxinte realitetin socialist. Ai u arrestua në 8 nëntor 1979 në Kukës. U dënua në prill 1980 me 13 vjet burg. U dërgua në burgun e Tiranës dhe më vonë u transferua në burgun e Spaçit.
U lirua nga burgu në fillim të vitit 1987 dhe “u lejua” të punonte në fabrikën e tullave në Lushnjë.Visar Zhiti i përgjigjet ish-kryepolicit të Qafë-Barit: Paturpësi, ai  pushkatoi njerëz e theu eshtra – Dosja AL
Mbas rënies së diktaturës në vitin 1991 shkoi në Itali, ku punoi në Milano deri në vitin 1992. Përmes një burse studimi shkoi në Gjermani në vitin 1993, ndërsa vitin e ardhshëm shkoi në SHBA.
Pas kthimit në Shqipëri, punoi gazetar dhe u emërua kreu i ndërmarrjes botuese ” Naim Frashëri”. Më vonë u punësua në shërbimet administrative të parlamentit dhe më 1996 u zgjodh deputet. Në vitin 1997 u emërua atashe kulturor në ambasadën shqiptare në Romë, ku qëndroi deri në vitin 1999.
Libri i parë me poezi u botua në Tiranë më 1993.Vëllime të tjera e pasuan. Sot njihet si një nga poetët më të mëdhenj shqiptarë të shek.XX. Ka shkruar shumë tregime të shkurtra, të përmbledhura në dy vëllime. Ka përkthyer në gjuhën shqipe nga Garsia Lorka dhe poeti Italian Mario Luzi. Kujtimet e burgut ” Rrugët e Ferrit: burgologji” u botuan në Tiranë më 2001.
Në vitin 1991 iu dha çmimi italian për poezi ” Leopardi d’oro” ( Leopardi i artë ) dhe në vitin 1997 mori çmimin prestigjioz “Ada Neri”.
Urojmë që kjo thirrje të shërbejë si një ugur i mirë, që dhe Shqipëria të ketë një President me njohje ndërkombëtare dhe të respektuar në të gjithë kontinentet, nëpërmjet përkthimit dhe botimit të krijimtarisë letrare në shumë gjuhë të botës.

P.s. Të gjithë ju që e lexoni, jeni të lutur ta kopjoni në faqen tuaj të fb-ut, që të lexohet nga sa më shumë dashamirës dhe mbështetësish të tij për President.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.