30.5 C
Tiranë
E dielë, 15 Qershor 2025

Flamur Shabani

Në zgjedhjet për deputet nën siglën e PS-së do të kandidojë edhe kandidati Fatmir Xhafaj në zonën 10 në Tiranë. Është me numër 23 në listën e PS-së.Fatmir Xhafaj nuk është i panjohur për votuesit. Gjithsesi, po japim një CV të shkurtër për të sjellë më mirë në kujtesë figurën e tij.May be an image of 1 person
Fatmir Xhafaj lindi në Vlorë, më 17 maj 1959. Ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politiko-Juridike, dega Drejtësi. Gjithashtu ka kryer kualifikime brenda dhe jashtë vendit ( Romë, Bruksel ,Londër etj.) në periudha të ndryshme në fushat e konsulencës ligjore, menaxhimit dhe administratës publike. Ka një veprimtari profesionale të pasur në fushën e jurisprudencës. Në vitet ’82-’86 ka qenë jurist në sistemin e drejtësisë.
Në vitin 1999-2001 ka kryer profesionin e lirë si jurist, avokat i një studioje të tijën ligjore.
Në veprimtarinë politike nga viti 1997 deri në vitin 1999 ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Ka mbajtur postin e Ministrit të Rregullimit të Territorit dhe Turizmit në harkun kohor shkurt-shtator 2002 dhe atë të ministrit të Drejtësisë në vitet 2003-2005. Zoti Xhafaj është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në katër legjislatura dhe është kryetar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Ajo që bie në sy në figurën e F.Xhafajt është spikatja e tij mjaft herët si djalë i ri, i pashëm e i zgjuar, çka bëri që krahas mijëra punonjësve, nxënësve dhe studentëve, në parakalimin tradicional të 1 Majit më 1981, studenti Xhafaj u përzgjodh të ngjitej në tribunë dhe të pozojë në krah të Enver Hoxhës dhe udhëheqësve të tjerë në tribunë. Kush do të ishte ai që nuk e ëndërronte një rast të tillë, kur mijëra të tjerë parakalonin në bulevard me flamuj e pankarta në duar? F.Xhafajn e çuan në tribunë për merita të tij si student i dalluar, vetëm për aq kohë sa zgjati parakalimi në Festë. Ndryshe nga Berisha, i cili nuk la gur pa lëvizur, që të shërbente në Bllok pranë familjes së E. Hoxhës. E megjithatë, këtë rast ia përmendin si një lidhje me komunizmin dhe udhëheqësin diktator, ndërsa kryetarit të së djathtës, doktor Berishës, ia anashkalojnë këtë shërbim me këmbëngulje të vetëdijshme.
Reformat e ndodhura në drejtësi lidhen, ato më kryesoret, me ish-ministrin e Drejtësisë, zotin Xhafaj. Edhe në Ministrinë e Brendshme realizoi mjaft reforma cilësore, duke goditur grupe kriminale që bënin ligjin në vend.
Kush e ka ndjekur në Kuvend apo në detyrën e kryetarit të Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, ka vënë re tonin e shtruar, të qetë e bindës, të mbështetur në argumente juridike të juristit të sprovuar Fatmir Xhafaj.
Sot zoti Xhafaj kërkon votën tonë, si kandidat për deputet, për të vënë në dispozicion përvojën e tij shumëvjeçare dhe kualifikimet e shumta brenda e jashtë vendit, për të vënë në jetë reformën në drejtësi, aq të dëshiruar nga shoqëria jonë.
SUKSESE FATMIR XHAFAJ, VOTA JONË PËR TY ËSHTË VOTË PËR TË ARDHMEN E FËMIJËVE TANË!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.