Kete foto kur e kam postuar para disa vitesh e kam quajtur varferia e Migjenit, sepse une ne ate kohe kur punoja ne ato kushte ishte varferi, siq i kishte Migjeni, por neve na varferoi pushteti serb i cili na largoi nga lokalet shkollore ose na la ne shkolla te paperdorshme per mesim.

Na largoi dhe nga te drejtat per paga, te drejtat e mesimdhensit. Une isha e re ne ate kohe isha mesuesja me e re e shkolles ku ne fillim nisa punen si praktikante dhe ne 1992 e diplomuar dhe u vendosa ne vendin e mesuese se ndjer mesese Emine. Me kaloin ato dite ato vite si ditet me te bukura te jetes time , deri 1997 isha ajo qe ndihesha shume e privilegjuar nga dashurija qe me jepnin nxensit dhe koleget e shkolles, Fan Stilian Noli ne Dardane, njashtu kisha bashkbisedime te kendshme me prindrit dhe qytetaret.
Nga ajo jete nga ajo kohe une kam gjerat me emocionuse per te ndar me te tjeret, por qe ende nuk gjeta kohen e duhur qe se paku ti ve ne leter, le re mbeten si udherrefim per gjeneratat e reja.. per mua ishte krenari vendimi im te kisha profesionin e mesueses, kisha privilegj tme rrethonin nxensit e te gjithe shkolles. Nese do te filloja te flisja per qastet e lumtura dhe te hidhura eshte pikerisht ajo kohe kur une shpesh her e spjegoja mesimin edhe duke u perlotur…
Une isha shume entuziaste, mua sme bente pershtypje paga qe ishte 3 % qe tubonin nga mergimtaret e qe kur merrej me vones, koleget e mij ishin futur ne borgje.
Mua me jepte krenari dija e nxejsve te mij qe asnjeher nuk ka ndodhe te me mbeste nje nxense dy vite ne nje klase. Ata mesonin me dashuri, dhe dashuria e tyre ndaj meje ishte e paspjegueshme…
Keshtu shpesh me quanin te njohurit si vaji i migjenit, nese filloja te flisja per ndjenjat e femijeve… edhe sod me thone se veq emocione di te jane , se profesioni i mesuesit eshte emocional… por une e them vetem ate qe ndjeje..!!
Sot me rastin e 7 Marsit une ju uroj kolegeve te mi diten e tyre dhe ju deshiroj suksese e shendet ne te ardhmen, kurse ish nxensit e mi , kan dashurin sikur kur ishin ne ato banka te varfura, kan respektin e pa fund per ate qe jane sod dhe qe kan arritur ne jete