SILUETA JOTE
Teksa shoh siluetën tënde
përhumbur në mjegullën mes resh
ma përcjell ditën e më shoqëron
muzgut të mbrëmjes
amulli më shkakton deri në agoni
shfaqja jote aq shumë më pengon
aktor i teatrit pa spektatorë
unë as sufler nuk jam prapa perdes
flas me veten
perëndoi kohë e djeshme
ik sërish mes mjegullës
perëndoi kohë e djeshme
ik sërish mes mjegullës
asaj i takon.
“””””””””””
SHTAMBA E SYRIT TIM
Shtamba e syrit tim
Sonte derdhi pikën e fundit të ëndrrës
Si lot
U shembën shpresat
Dëshirat u përmbysën
Nga napa e harresës sate
Ike
Në ikje je akoma
Mos u kthe më
M’u ça shtamba e syrit
“””””””””
TREMBEM…
Nuk kam frikë nga ëndrrat
Janë iluzion
Nuk kam frikë as nga stuhitë
Janë nga Zoti
Trembem nga djallëzitë e panjerëzve
Nga kambanat e rreme
Nga fjalët e ngjyrosura me mirësi
Nga demonët që enden jetërave të huaja
Nga prangat e djallëzive njerëzore
Trembem …