Vargëzohem mes vargjesh ta dëgjoj zërin e zemrës
Ndalet kur dua ta dëgjoj, ndal furinë e saj
Uturimën e shpirtit ma ndalon, ka dhembje për mua
Më mëshiron
Vargëzohem në mendjen time ajo përgjegje
më jep
Mos gërvish zemrën e shpirtin
Plagëve të vjetra mos u jep freski
Ti vetë je vargu
Je bota, e kaluara nuk është në ty
Iku me kohën
“”””””””””””””””””
Shtamba e syrit tim
Shtamba e syrit tim
Sonte derdhi pikën e fundit të ëndrrës
Si lot
U shembën shpresat
Dëshirat u përmbysën
Nga napa e harresës sate
Ike
Në ikje je akoma
Mos u kthe më
M’u ça shtamba e syrit