18.5 C
Tiranë
E mërkurë, 25 Mars 2026

Flora Idriz Peci

QESH DHE QAN

Në këtë botë dalim në vaj

mësojmë më vonë të qeshemi pa e ditur arsyen

rrëzohemi duke u mësuar të ecim

dhe prapë ngrihemi për të vazhduar tutje.

Rritemi

dhe prapë qeshim,qajmë dhe rrëzohemi

ngrihemi për të vazhduar sërish

por tani me gjurmë në zemër

me plagë në shpirt

jo sikur atëherë kur na mbanin në duar

tani ngrihemi vetë

dhe e përqafojmë jetën ashu siç është.

Flasim me hënën në mbrëmje

i përgjigjemi diellit në ag

gërshetojmë lotët me vesën mëngjesore

dhe ngrihemi të sfidojmë

sa herë që rrëzohemi

nuk e duam gjunjëzimin

e mbajmë durimin.

Përmbahemi para barierave jetësore

e presim mëngjesin me diell

dhe natën me hënë

e vesës i themi se do ta lëmë vetëm

pa lotët tanë

asaj do t’i buzëqeshemi

se jeta vazhdon

qesh e qaj

rrëzohu dhe ngrihu…

“””””””””””””””””””””””””””

NUK JETOJ ME ËNDRRËN

Natës nuk i përgjërohem, nuk e fal

Ajo më fali ëndrra,

Jetës m’i dha dritë të rreme,

Të ngrysur që me agun e ditës

Më shkallmoi,

Në meteor më shndërroi

Yjet qëndruan në qiell,

Shpresat e shuara m’i numëronin

Nata më tradhtoi,

Ëndrrën ma solli në shtrat

Ëndrra lajthitshëm në gji më mori,

Iku në ag.

Nuk jetoj me ëndrrën,

Nuk i besoj më natës

Nuk shuhem si meteor,

Rinisem me shpresat e agut

Me vesën mëngjesore,

Shpresat i ujis

Puhiza e jetës në derë më troket,

Jeta jetohet pa ëndërr,

Me shpresë në agun mëngjesor.

Shefqete Gosalci, Arta Zajmi dhe 56 të tjerë
6 komente
Pëlqej

Komento

6 komente

Shiko 5 komente të mëparshme
Më të përshtatshmet

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.