Të shoh rrugëtimesh në çapitje
Siluetë e harruar gjurmëve të kohës
Kush buzëqeshjen ta rrëmbeu
Mos vallë të rrëshqiti vërshimave të kohës
Në trungun e rrugëtimeve tua
Aromë dëshprimi, harenë në kështjellë e murose?
Agimet të çelin me lotin në sy
Venitur çdo ditë nga një arkë e kohës?
Mos në letargji
Jeta ka shumë shtigje
Rrënoje kështjellën
Nga gjiri i Rozafës qumësht pi
Lulëzo në gonxhe
Vjedh buzëqeshjen
e murosur kohësh
jetës sate fali
rrugëtim shtigjesh të reja
heq siluetën e së kaluarës
velenxë e pamerituar për ty
“””””””””””””””””””””
ME SHKAS!
– E shkrove këtë poezi?
– Jo, unë por një mike ma dha.
– Po prozën e djeshme?
– Shoku i mikes.
– Po njoftimin e sotëm?
– Një shok se i kam bërë ca të mira.
– E po edhe nga unë kërkove të bëj lektorim në emrin tënd?
– Ashtu bëj nder, po hesht se duhet të jemi modestë.
– Po poezinë që e more çmimin?
– Google translater dhe me një telefonatë jurisë.
– Ouuu, po ti, çfarë bën si ” krijues” ?
– POSTOJ!