12.5 C
Tiranë
E enjte, 20 Mars 2025

Florenca Rada

Mund të jetë një imazh i Florenca Rada
Vetmi
I heshtur sillem ne vetmi ,
Duke soditur kete shtepi,
E bukur si nje vile me dhoma plot,
E ndertuam ,qe te rrinim gjithe tok.
Ngrihem c’do dite i vetem,
Ne verante shkoj te ri,
Dikush dua te me sjelle nje kafe ,
Te me ngrohe ,ta pi.
C’do dite ,ngrihem,hap syte, vij verdalle,
Kerkoj pak ngrohtesi,
Futem prape nen jorgane,
Me mberthen nje i ftohte akull , si ne Siberi.
Me kot i gezohem shtepise,
Vertet kurre s’i kemi pas,
Ah !Sa viktima nen petkun e lumturise,kane ra.
Dhe une i vetem ngrihem ,
Me murret flas.
Nuk degjoj me cicerimen e zogjve te mi,as edhe te kllockes meme,
Ne kte shtepi ,nuk ka me alegri.
Zoqte nga kafazi u leshuan ,
Per te qene te lire fluturuan.
Mendimi se neser ,
Mbiemri im do mbetet jetim,
Me ben me pike ne zemer,
Me helmon me hidherim.
Ngrihem ,verdalle sillem.
Me vehten time flas.
Marr xhezven e kafese me duart qe me dridhen,
Nga kjo vetmi po plas.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.