Vendi jot ka ngel bosh.

Vite te tera kane kaluar,
Ne mendje te kam gjithmon.
Nje lemsh ketu me mblidhet
Sa here kjo date afron.
Sa te lumtur ndjeja vehten
Me mendimin se atje do ishe,
Ajo buzeqeshja jote e lehte,
Fytyren tende vec ta ndriste.
Gezofeshe dhe lumturoheshe,
Kur femijet i kishe prane,
Te gjithe bashke kur u mblidhnim,
Nuk u ngopeshe me te pare.
Jeta behet me e lumtur,
Bashke me prindrit ne shtepi,
Deri sa vjen dita e largimit,
Si zogjte e kllockes nji nga nji.
E dija atje mblidheshit,
Te gjeja me shoket e tu,
Ulur atje tek stolat
Kaloje mbasditen duke bisedu.
Kur vinja, prepara jush do kaloja,
Gezoheshe kur me shikoje,
Ngriheshe me pershendetje,
Ri! Te thoja, ne shpi do me takoje.
Por erdhi nje dite
Kur u ndave per gjithnji,
Ne kujtesen time mbeti
Buzeqeshja jote dhe i bukuri shikim.
Sa here qe do vija,
Atje do kaloja,
Me shpejtesi me rrihte zemra,
Se do te te shikoja.
Hidhja syte ku rije ti,
Me pushtonte nje trishtim,
Vendi jot ishte bosh,
Baba, ngrehu te te shoh.
FL. RADA
ITALI 26/4/2020