28.5 C
Tiranë
E premte, 13 Qershor 2025

Flori Bruqi

Eksperti i njohur amerikan për Ballkanin në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Serwer, ka folur për marrëveshjen e nënshkruar mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe nismës “Guxo” të Vjosa Osmanit.Serwer, marrëveshjen e bashkëpunimit në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit e sheh si një sjellje normale në një sistem parlamentar.
“Më duket sjellje normale në një sistem parlamentar. Asgjë e pazakontë”, ka thënë Daniel Serwer.Imazhi mund të përmbajë: 1 person
Ai ka folur edhe për vendimin e institucioneve të Kosovës, që të mos e lejojnë Kurtin të garojë në zgjedhjet e reja. Sipas tij, vendimin për ndalimin e kandidimit, institucionet duhet ta marrin në përputhje me ligjin.
Serwer shprehet se nuk e di nëse VV-ja dhe Osmani do të fitojnë zgjedhjet nëse Kurtit i ndalohet kandidimi.
“Nuk e di. Ata mund të bëjnë më mirë nëse ai nuk lejohet të kandidojë. Por, institucionet e Kosovës duhet ta marrin këtë vendim në përputhje me ligjet dhe rregulloret e tyre”, ka thënë më tej ai .
Eksperti amerikan mendon se edhe nëse nuk do të jetë kryeministër, Kurti mund të ushtrojë ndikim vendimtar në vendimet e qeverisë. Sipas tij, në disa vende, udhëheqësit e partive janë më të fuqishëm se kryeministrat.
“Do të theksoja gjithashtu: nuk keni pse të jeni në karrigen e kryeministrit për të ushtruar ndikim vendimtar në vendimet e qeverisë. Në disa sisteme parlamentare udhëheqësit e partive janë më të fuqishëm se kryeministrat”, ka shtuar Daniel Serwer.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.