
ELISA BRUQI DHE 17 SHKURTI

Nga Elisa Bruqi
♥17 shkurti , dita më e veçantë për vendin tim , dita e pavarësise së Kosovës , është njëra prej ditëve më të rëndësishme për të gjithë kosovarët. Për këtë unë me familjen time dalim bashkarisht me bashkeqytetaret t’a festojmë , dhe të shohim se si manifestohet nga të tjerët . Në qyte e fshatra mbahen manifestime të ndryshme , shumë njerëz tubohen.
Unë takoj shokët e shoqet gjatë manifestimit. Këtë ditë mbahen shumë koncerte dhe manifestime tek shkolla jonë . Per këtë ditë shumë njerëz e sakrifikuan jetën e tyre. Tani ne, kosovarët jemi të gëzuar për jetën e lirë që e jetojmë.
“””””””””””””””””””””””””””
Një natë e frikshme hallouini
Nga Elisa Bruçi
1 Në shtëpinë e frikshme
Xheku dhe Ejmi kishin dalur të merrnin karamele për ditën e hallouinit. Ata ishin duke u kënaqur shumë!
Ejmi ishte veshur si mace kurse Xheku ishte veshur sikur një vampire. Xheku donte që çudira të ndodhin në jetën e tij, edhe Ejmi po ashtu.
Papritur ata ndodheshin para një shtëpi të frikshme, por Xheku dhe Ejmi menduan se njerzit që banojnë aty e kishin zbukuruar shtëpinë për ditën e hallouinit, por jo, ata e kishin gabim.
Dera u hap vetë ,dhe në shtëpine e frikshme kishte merimanga, kishte skeleta, kishte gjithçka të friksme. Ejmi u dridh nga frika.
“Xhek, eja të dalim nuk qenka njeri këtu,Xhek, Xheeeeek?”
Xheku nuk shihej gjë kundi. Ejmi filloi të ecte e friksuar.
Ajo pa pritur pa një vajzë në moshën e Ejmit ( 8 vjeç )e cila quhej Rinesa. Ajo u drejtua nga Ejmi dhe i tha : “Ke ardhur të jetosh me mua apo jo?”
“E-e-e-epo unë jetoj…”-filloi Ejmi, dhe Rinesa e ndërpreu : “Ti jeton këtu tani?” –tha Rinesa -“Eja t’i tregoi dhomat.”-vazhdoi .
Ndërkohë Xheku po kërkonte Ejmin. Ecte duke thirrur : “Eeeeeeeeeejmiiiii, ku je?”.
Papritur ran ë një grope të stër madhe. Rinesa me Ejmin po ecnin dhe e panë Xhekun.
Ejmi sa e pa zgjati dorën duke u mu nduar ta kapte. Rinesa i tha : “ Lëre aty atë hajdut, ai është munduar të më marr krtistalet e mia me vite të tëra”. “Si? Unë, unë, unë jo”-tha Xheku i çuditur.
“Hahahahahahahahahah!!”-filloi të qeshte vajza- “Mos gënje moj djalosh” ….
“ Gënjeshtare je vetë moj vazë e çuditshme!” –tha Ejmi e zemëruar – “Ai është vëllau im!” –vazhdoi ajo.
Rinesa nuk kishte faj, ajo ishte e sigurtë që e kishte parë Xhekun por ajo e lëshoi atë. Rinesa nuk ishte e keqe, papritur iu kujtua se në atë shtëpi gjithmonë sheh visione.
Rinesa iu tregoi Ejmit dhe Xhekut se shtëpia e saj ishte aq e madhe sa as ajo nuke njeh mire shtëpinë e saj, shtëpia ishte si labirint.
Rinesa deshi që t’i çonte tek dhoma e fjetjes, por ajo pa dashje i çoj në një vend që as vetë nuk e kishte parë kurrë. Aty jetonte një shrigë .
Ajo shtrigë ishte një vajzë a zakoshme e cila hyri në atë shtëpi dhe mbeti aty për gjithmonë. Ajo i pyeti “Pse keni ardhur këtu?”
“Unë jetoj këtu…”-tha Rinesa,-“por ne humbëm rrugën.”
“Hahahahaha! Ti jeton këtu dhe humbe rrugë?
Kjo më pëlqen.”-tha shtriga.
Ejmi e pyeti e zemëruar: “Përse të pëlqen moj buda . . . . .” Shshshshshshshshshshshs tha Xheku…
“Si më quajte mua? Për këtë që bëre ju duhet të gjeni 3 gjëra që më duhen dhe nuk kam mundur t’i gjejë, ato janë: kokën prej kungulli të njeriut pa kokë, shpatën në gurë dhe lakuriqin më të madh në botë.”-tha shtriga.
“Çfarë, ato as në filma nuk kanë mundur t’i gjejnë dhe ti pret që ne tre fëmijë mund t’i gjejmë?”-tha Rinesa “Ti po bën shaka apo jo”-përfundoi Xheku.
“Ju duhet t’i gjeni dhe pikë ose prindërit ,motrat dhe vëllezërit e juaj do të jenë zbukurime të vdekura në këtë shtëpi.”-tha shtriga…
Fëmijët nuk mund të lëviznin. Ejmi tha “Kur do të nisemi”. “Tani”-tha shtriga. Fëmijët nisën të ecin shpejt ….
Vazhdon….
————————-
Elisa Bruqi është nxënëse e shkelqyeshme e shkollës fillore “Iliria” ne Prishtinë(klasa IV-të).
E lindur në Kanada, por jeton dhe shkollohet ne Prishtinë.
Përpos suksesit të saj në shkollë, ajo ka vijuar edhe kursin e baletit ku çdo herë na befason me shfaqjet e mrekullueshme.
E mos ta harrojmë talentin e saj në letërsi, ku qysh ne ditët e para të klasës se parë ajo ia filloi me thurrjen e poezive të saja të para.
Ajo është shumë e talentuar në të dy gjuhet, shqipe dhe angleze. Është imitatore dhe manekene,
fotogjenike…
Elisës i deshirojmë sukses të madh në artin letrarë dhe shpresojmë se do të kemi kënaqësinë të lexojmë në vazhdime punimet e saja të rradhës…në romanin e sajë në vazhdime…i cili do të botohet së shpejti si libër në edicionin tonë.
Prishtinë,7.12.2012
Leter per Elisen e vogel ,nga xhaxhi Luigji qe jeton ne Danimarke.
Pershendetje Elisa e vogel !
Xhaxhi Luigji te uron jete e shendet se bashku me prinderit tuaj dhe me gjyshin tuaj shume te dashur Floirin,qe ne miqte e tij e duam dhe e respektojme shume.
E dashur Elisa te falenderoj shume qe kete krijimtarine tuaj e ndave me te gjithe ne. Eshte nje tregim i shkruar shume bukur nga dora jote e vogel. Te lumte dora dhe mendja jote.
Ti do behesh nje shkrimtare e poete shume e talentuar ne te ardhen ku do shkruash shume libra ,ashtu sic ka shkruar e kontribuar Gjyshi juaj Flori.
Te uroj cdo te mire ne jeten tuaj dhe tu realizofshin te gjitha enderrat dhe deshirat tuaja.
Me respekt
Xhaxhi Luigji ,Danimarke
“””””””””””””””””””””
Elisa e vogël,sa bukur që rritet


