Intervista e bere nga
Nga Akademik Prof.dr. Zef Përgega
Shtëpia botuese
“Press Liberty”
Për botuesin
Asllan Qyqalla
Redaktor gjuhësor
Naim Kelmendi
Recensent
Zef Pergega
Kopertina-dizajni
Dibran Fylli
Radhitja kompjuterike dhe faqosja
uniART Creative
© të gjitha të drejtat (f.b)
Shkrime kritike nga:
Zef Pergega, Eshref Ymeri, Namik Shehu, Naim Kelmendi,
Kujtim Mateli,Rushit Ramabaja, Reshat Sahitaj, Fatmir
Terziu, Mehmet Kajtazi, Iljaz Prokshi, Lumturie Haxhiaj,
Dibran Fylli, Rrustem Geci, Kristaq Shabani, Faik Xhani,
Rasim Bebo, Rexhep Shahu, Nijazi Halili, Adem Avdia,
Bajame Hoxha…
PIKËPAMJE PËR KRJIMTARINË LETRARE, KRITIKËN
DHE KRIZËN E IDENTITETIT

Nga Akademik Prof.dr. Zef Përgega
Atë që nuk e bëri shteti e bëri njeriu, Flori Bruqi, Konti i
kulturës dhe letrave shqipe. Leksikoni pikë së pari është një
leksion për Akademitë e Shkencave të Shqipërisë, Kosovës
dhe trevave të tjera shqiptare.
Flori Bruqi u ka ngritur njerëzve një permendore të derdhur ne shkronja, i ka vlerësuar në
motivin më të lartë që kurrë nuk do ta përjetonin nga shteti, të
cilit i shërbyen me devocion, ashtu siç bënë çdo gjë për
kombin e tyre. Gjëja më e keqe dhe e rëndomtë tek shqiptari
është mungesa e kujtesës dhe e ndërimit, që prej tyre vjen
bashkimi, ndërsa ato i mbajnë sytë e lumturohen në gardhin e
lartë të ndarjes mes nesh, që po me paratë e popullit ndërton
muret e ndarjes.Flori Bruqi është një etalon i paparë, një
shpirt i madh që nuk kërkon lavd. Një njeri që çdo ditë e vë një
gurë të latuar në këndin e kulturës kombëtare. Ai i ka dhënë
një frymë të re Akademisë së shkencave dhe arteve në NevYork. Flori Bruqi është një tra i fortë dhe i rreshkur si guri i
xeherorit, me anë te të cilit mbahet kulmi i kulturës që të mos
shembet. Ai ecën me vuajtjen dhe heroizmin e popullit të vet,
pa kërkuar merita dhe pa u dukur. Qetë ecin para, parmenda u
shkon mbrapa, e më pas plisi mbulon dheun që të mbijë fara.
Kështu mund ta përkufizoj kontributin e Flori Bruqit në këto
rreshta spontane siç m’i tha shpirti e siç m’i tha fjala. Kam
qenë në promovimin e librit të akademik z. Fylli dhe e pashë
respektin që kishin njerëzit më të lartë të kulturës në Kosovë
6
për Flori Bruqin që nuk bën ndarje as krahinore dhe as fetare.
Ai në Leksikon ka përfshirë shenjtoren Nana Terezë, një nga
Papaet e Romës, me origjinë shqiptare dhe disa krijues,
shkrimtare e personalitete katolike, e kjo e bën veprën e Flori
Bruqit që t’i kapërcejë përmasat kombëtare sa vetë Vatikani,
është shprehur me konsideratë për këtë njeri. I dashur, udha e
Flori Bruqit nuk ka pengesa, nuk ka urrejtje, nuk ka vesë, por
ajo është shtruar me mjaltin e shpirtit të tij, ku pranvera i
mbush me lulet e Blinit. Më ka mahnitur pritja dhe nderimi i
tij ndaj dy vetave që kishin shkuar në takimin e promovimit të
librit të Dibrani Fyllit, bashkë me Preg Pjetri Babon nga Italia.
Salla ishte mbushr plot. Ishte salla e Bibliotekës Kombëtare,
ku tavolina e nderit ishte poshtë dhe shkencëtarët apo pjesëmarrësit lart. Kjo kishte një domethënie… Gruri i mban kokën
ulur, egjrat kërkojnë të ngrihen mbi kallin e tyre të thatë.
Krijimtaria e Flori Bruqit është një blegërime në jehonën e
letrave shqipe…jehonë që merr me vete njeriun e mirë…
Flori Bruqi shkrimtar, poet i afirmuar, studiues i letërsisë,
shkencëtar i Kineziologjisë Sportive, autor i 56 librave, zhanresh letrare dhe shkencore.
Vepra letrare-poetike dhe studimore e tij,në një mënyrë
ose tjetër,me kohë ka zgjuar interesim te lexuesit dhe studiuesit,veçanërisht te kritika e mirëfillët letrare dhe shkencore.
Kështu ajo, si ndërthurje estetike vitale, shqiptare dhe evropiane,ka qenë mjaft shpesh pikë e fortë referimi, objekt
observimi dhe analize nga studiues të shumtë të profileve
akademike.
Libri më i ri publicistik i shkrimtarit tashmë të mirënjohur,
Flori Bruqi, na vjen si një sihariq i mirë letrar. 38 librat e tij
Zef Pergega
për Flori Bruqin që nuk bën ndarje as krahinore dhe as fetare.
Ai në Leksikon ka përfshirë shenjtoren Nana Terezë, një nga
Papaet e Romës, me origjinë shqiptare dhe disa krijues,
shkrimtare e personalitete katolike, e kjo e bën veprën e Flori
Bruqit që t’i kapërcejë përmasat kombëtare sa vetë Vatikani,
është shprehur me konsideratë për këtë njeri. I dashur, udha e
Flori Bruqit nuk ka pengesa, nuk ka urrejtje, nuk ka vesë, por
ajo është shtruar me mjaltin e shpirtit të tij, ku pranvera i
mbush me lulet e Blinit. Më ka mahnitur pritja dhe nderimi i
tij ndaj dy vetave që kishin shkuar në takimin e promovimit të
librit të Dibrani Fyllit, bashkë me Preg Pjetri Babon nga Italia.
Salla ishte mbushr plot. Ishte salla e Bibliotekës Kombëtare,
ku tavolina e nderit ishte poshtë dhe shkencëtarët apo pjesëmarrësit lart. Kjo kishte një domethënie… Gruri i mban kokën
ulur, egjrat kërkojnë të ngrihen mbi kallin e tyre të thatë.
Krijimtaria e Flori Bruqit është një blegërime në jehonën e
letrave shqipe…jehonë që merr me vete njeriun e mirë…
Flori Bruqi shkrimtar, poet i afirmuar, studiues i letërsisë,
shkencëtar i Kineziologjisë Sportive, autor i 56 librave, zhanresh letrare dhe shkencore.
Vepra letrare-poetike dhe studimore e tij,në një mënyrë
ose tjetër,me kohë ka zgjuar interesim te lexuesit dhe studiuesit,veçanërisht te kritika e mirëfillët letrare dhe shkencore.
Kështu ajo, si ndërthurje estetike vitale, shqiptare dhe evropiane,ka qenë mjaft shpesh pikë e fortë referimi, objekt
observimi dhe analize nga studiues të shumtë të profileve
akademike.
Libri më i ri publicistik i shkrimtarit tashmë të mirënjohur,
Flori Bruqi, na vjen si një sihariq i mirë letrar. 38 librat e tij
Flori Bruqi-Konti i letrave shqipe
7
8
Zef Pergega
përmbajnë një lëndë të pasur në shumë aspekte letrare dhe
shkencore. Studiuesi Bruqi i ka sistemuar këto shkrime,që
përbëjnë një sërë vlerësimesh të çmueshme letrare dhe shkencore për krijimtarinë e tij të ndryshme, poetike, publicistike
dhe shkencore, për ato botime të fushës profesionale. Flori
Bruqi (1952) përveç kolanës letrare dhe shkencore mbajnë
firmën e tij 21 fejtone publicistiko-shkëncore në gazetën
“Rilindja” të Prishtinës, në periudhën 1974-1982, si dhe
qindra -mijëra punime në shumë veb faqe interneti (2003-
2016). Është editor i Agjencionit “Floripress”, si dhe
bashkëpunëtor i dhjetëra veb faqeve në internet. Bashkëpunoi
me shtypin e përditshëm e periodik të vendit dhe të jashtëm,
që nga viti 1974 e deri me tash (“Bota e re” – Prishtinë,
”Rilindja” – Prishtinë, “Danas” – Zagreb, ”Dello” – Lubjanë,
”Dnevnik” – Lubjanë, “Veqer” – Maribor, ”Le Mond”,
”Corriera della Sera” etj).
Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2000).
Menaxher i kompanisë “Flomed” nga Prishtina dhe
menaxher gjeneral për Kosovë në distribucion e preparateve
farmaceutiko-kimike të fabrikave “Schülke-Mayr-”it të
Gjermanisë dhe “Borer Chemie AG“ të Zvicrës.
Personalisht kam njё bashkёpunim 14 vjeçar me Florin, duke
botuar dhjetëra artikuj kryesisht me temë ngjarjet nё Kosovё.
-Flori Bruqi, ju njohim si shkrimtar, kritik letrar dhe
publicist. Si vrojtues i zhvillimeve shoqërore, a mund të na
thoni, ku është kombi shqiptar sot?
F.Bruqi: Para 60 vjetëve në Vienë, një grup intelektualësh në
mërgimin e detyruar nga komunizmi, shqiptar, shkruan librin
“Nga do ia mbajnë shqiptarët”? Në libër thuhet, se kombi
kombi shqiptar ndodhet në një udhëkryq mes ngërçit të trashëgimisë turke dhe orientale dhe ecjes drejt Perëndimit, drejt
familjes europiane, së cilës duam që të besojmë se i përkasim.
Unë do të thosha: inercinë, atë aftësi tragjike që kemi ne për të
qëndruar vendnumëro, atë aftësi të çuditshme që kemi për t’i
injoruar shenjat dhe për të mbyllur veshët kur kambanat bien.
Pas gjithë këtyre viteve do të shtroja edhe një herë po atë
pyetje: nga do t’ia mbash?-Nga Perëndimi apo nga Lindja?
-Ka një kohë të gjatë, që debatet për identitetin shqiptar nuk
pushojnë. Sipas jush, kanë shqiptarët identitet unik? Për më
tepër, a mund të flitet për një kulturë homogjene brenda
kombit shqiptar?
F.Bruqi: Mendoj se problemi kryesor i ne shqiptarëve është
kriza e identitetit. Tek ne flitet për identitet, për histori, për
lashtësi kombëtare, pa arritur të kuptohet se çfarë është në të
vërtetë identiteti kombëtar. Historianët dhe akademikët që
duhej të ishin të parët në debatin për identitetin kombëtar janë
të parët që e shtojnë konfuzionin dhe keqkuptimin. Na pëlqen
të flasim për historinë në një kohë që jemi nxënësit më të këqij
të historisë; na pëlqen të flasim për lashtësinë, dhe nuk
mbajmë mend ato ngjarje që kanë ndodhur para 30-40 viteve,
na pëlqen të flasim për identitet në një kohë që jemi të gatshëm t’i nënvleftësojmë vlerat tona të kulturës dhe simbolet
tona të kombit. Ju më pyesni nëse ka një kulturë homogjene
brenda kombit shqiptar. Nuk besoj aq shumë te homogjiniteti,
i cili mbart brenda vetes rrezikun e armikut më të madh të
kulturës, uniformitetin. Besoj te paradoksi se sa më e larmishme të jetë kultura e një vendi, aq më e bashkuar dhe e njëjtë
është ajo. Gjergj Fishta, Fan S. Noli, Lasgush Poradeci, janë
shkrimtarët më të pangjashëm mes tyre.
Flori Bruqi-Konti i letrave shqipe
9
Dhe janë shkrimtarë të bashkuar si shkrimtarët më përfaqësues të kombit.
-Meqë jemi tek identiteti. Vitin e kaluar, para dy vitesh u
festua 100 vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Ndërkaq, në anën tjetër, kemi një përpjekje të vazhdueshme
për afrim me Turqinë. Në këtë aspekt, ndodh që qeveritë
shqiptare të shfaqin një “vëllazëri” me politikanë turq. Si i
vlerësoni ju këto marrëdhënie dhe si shpjegoni marrëdhëniet
e turko-shqiptare të viteve të fundit?
F.Bruqi: 100 vjetori i Pavarësisë, ishte ndër ngjarjet më të
mëdha të historisë kombëtare, por e festuar në mënyrën tonë.
Me një eufori skenike dhe pompoze.
Mendoj se 100 vjetori i Pavarësisë, duhej të ishte qe një
çast reflektimi kombëtar. Reflektimi se si ca burra të shquar të
kombit shpallën Pavarësinë kombëtare, duke na lënë pasurinë
më të rrallë e më të çmuar në bankën e ndërgjegjes tonë.
Çfarë kemi bërë ne me këtë pasuri të trashëguar, me këtë
llogari bankare të lënë 100 vite më parë?
Si e kemi shpenzuar, manexhuar këtë pasuri të lënë me aq
amanete?
Mendoj se e kemi manexhuar dhe vazhdojmë ta manexhojmë shumë keq. Eshtrat e Gjergj Kastriot Skënderbeut,
Bogdanit, Budit, Marin Barletit, Naim Frashërit, Atë Gjergj
Fishtës, Faik Konicës, Fan S.Nolit do të ktheheshin përmbys
në varret e tyre po të dëgjonin deklaratat e kryeministrit turk
dhe të kryeministrave shqiptarë për vëllazërinë e gjakut, për
fshehjen e bustit të Gjergj Kastriot Skënderbeut në zyrat e
presidencës shqiptare dhe në zyrat e kryeministrisë e të Ministrisë së Jashtme saherë që një delegacion i lartë turk vjen e
10
Zef Pergega
viziton vendin tonë. Kohët e fundit ndoqa në kanalet televizive angleze një intervistë të gjatë me presidentin turk,
Rexhep Erdogan.
Ai tha se, ”ndjen një kënaqësi të rrallë sa herë që viziton
vende myslimane, si Egjipti, Kosova, Bosnja dhe Shqipëria”
Se si ndjehem, si në shtëpinë time, tha ai. Se ne myslimanët kemi diçka që vendet e krishtera nuk e kanë, vëllazërimin
mysliman, solidaritetin, miqësinë dhe mikpritjen!,,
Po qe se ndonjë kryeministër anglez a gjerman a francez,
do guxonte të thoshte se ndjejnë kënaqësi kur vizitojnë vende
të krishtera, deklaratë e tyre do të konsiderohej një skandal i
“political correctness” dhe një shovinizëm i krishterë.Që kur
kryeministri turk Ahmet Davoutoglu shpalli në Sarajevë
ambicien e Turqisë moderne për të krijuar një shtet protektorat për popujt myslimanë të Ballkanit e të Kaukazit, do të
qe një naivitet për të mos parë përpjekjet ambicioze të Turqisë
për t’u bërë një Super-Pover. Turqia nuk është e sigurt për
anëtarësimin në Bashkësinë Evropiane. Asaj i duhet një kartë
rezervë, dhe kjo kartë rezervë e saj është rikrijimi në format
moderne i shtetit perandorak osman. Marrëdhëniet e
Shqipërisë me Turqinë janë marrëdhëniet e dy vendeve
anëtare të Nato-s. Shqipëria ka dhe duhet të ketë marrëdhënie
normale me shtetin turk. Por në të njëjtën kohë duke reaguar
me forcë dhe dinjitet ndaj çdo reference mohuese të kombit
shqiptar. P.sh., kur Dovuglu,duke folur për multi-kulturalismin në Ballkanin turk, dhe kur ai thotë se shqiptarët dhe turqit
”janë një komb” nuk ke se si të mos shohësh këtu shtrembërimin me dashje të historisë. Kjo pikëpamje e shtetarëve të
Turqisë moderne nuk është gjë tjetër veç një ferexhe që fsheh
Flori Bruqi-Konti i letrave shqipe
11
dëshirën për të krijuar komunitetin islamik të perandorisë
osmane (milletin Otoman apo Umna-në islamike) si një mjet
për të zëvendësuar identitetin modern kombëtar. Sipas
konceptit të kombit, Turqit dhe shqiptarët nuk mund të jenë
një komb. Koncepti i presidenti turk Erdoganit është koncepti
i Perandorisë turke, sipas të cilit banorët e Perandorisë nuk
ndahen e as nuk bashkohen nga etniciteti,por nga feja.
muslimanë shqiptarë, myslimanë çeçenë, arabë, boshnjakë,
kirkizianë, egjiptianë, sirianë, janë një etnicitet, ngaqë i
përkasin etnicitetit musliman. Ndërsa shqiptarët e krishterë u
përkasin një etniciteti tjetër, atij millet – rom dhe latin, së
bashku me grekët, serbët, bullgarët, hungarezët…
Unë nuk di një tezë më përçarëse dhe më rrënimtare se kjo për
ne shqiptarët.
-Po tendencën për ndryshimin e historisë, që vjen nga
presioni i shtetit turk, sidomos i pjesëve ku bëhet fjalë për
pushtimin e perandorisë osmane në tokat shqiptare?
F.Bruqi: Historiani Luan Malltezi. Drejtor i Muzeumit Kombëtar, Drejtor i atij institucioni kombëtar që kujdeset për
ruajtjen e kujtesës kolektive të shqiptarëve, pat thënë se
zyrtarët turq janë të pakënaqur me librat e historiografisë
shqiptare, kësisoj duhet ta rishkruajmë historinë e marrëdhënieve të Shqipërisë me Turqinë. Problemi nuk është nëse
duhet a nuk duhet rishkruar historia, por çfarë kuptojmë me
rishkrim të historisë. Argumentimi teorik i rishkrimit të
historisë reduktohet që në fillim në “rishikimin e historisë së
Shqipërisë nën Perandorinë Osmane”, -siç shkruan Malltezi.
Pozita e historianit nuk është në vartësi të qëndrimit të hënës
apo të gjysmë hënës subjektive të historianit si individ.
12
Zef Pergega
Aq më tepër nuk është një përpjekje për të kënaqur politikanët
e ditës. Është një detyrim në radhë të parë ndaj së vërtetës
historike. Historiografia si pjesë dhe koncept i kulturës perëndimore në tërësi, mbetet një mishërim i vetë identifikimit të
popujve, i kujtesës së kolektivitetit etik, kombëtar, fetar,
politik, dhe shoqëror të tyre. Kësisoj historia duhet të
rishkruhet me kriteret më rigoroze të shkencës historike, pa u
impresionuar apo, aq më pak, pa u ndikuar nga politikanët e
ditës, qofshin këta ministra turq a kryeministra shqiptar.
Sipas historianëve tanë: “shqiptarë të shumtë kaluan me
kohë në besimin osman me qëllim që të ishin të lirë të bënin
karrierë ushtarake. Gjenerali Ballaban Pasha që luftoi më
Skënderbeun ishte një shqiptar i talentuar ushtarak i kohës.
Gjer më sot shqiptarët i kanë dhënë 23 kryeministra
(sadriazemë) Perandorisë Osmanë, pa numëruar këtu njerëz
të tjerë të mëdhenj të administratës së lartë që ishin të shumtë
Perandorisë. Në kohën kur Perandoria ra dhe i ishte afruar
greminës, një dorë shqiptare si Mehmet Pashë Qypriliu nga
fshatrat e Beratit e ngriti dhe i dha jep një fuqi të re. I biri i
Mehmet Pashës, Fazil Pasha i shpuri ushtritë e perandorisë
deri në Austri dhe Rusi, një shqiptar tjetër Sinan Pashai,
shpuri armët e perandorisë Osmane në Jemen dhe në
shkretëtirën e Arabisë. Këtu çdo njeri me mendje të kthjellët
duhet të ndalet e të pyes: Ballaban Pasha me të vërtetë mund
të ketë qenë një gjeni ushtarak i kohës – i talentuar – thotë
Malltezi (do të isha kurioz të dija burimin historik të këtij
epiteti për Pashain që luftoi kundër vendit të vet, veç ndonjë
defteri turk, që nuk ka se si të merret si dokument i besueshëm
kur lavdëron një gjeneral të ushtrisë së Sulltanit), por a e
Flori Bruqi-Konti i letrave shqipe
13
shpëton atë gjenia e tij ushtarake për të mos qenë një renegat
që luftoi kundër vendit të vet?
Nuk jam i sigurt për ministrat turq, por jam i sigurt se asnjë
mendje e kthjelltë nuk do ta pranonte se kuislingu qe një
kryeministër i talentuar norvegjez, e se Qeveria e Vishisë
kishte ministra të talentuar e të virtytshëm! Është e çuditshme
kur lexon pohime të tilla të artikuluara, jo në klubin e
Mamurrasit, por në sallën e Muzeut Kombëtar, madje në
zyrën e drejtorit të saj. Nuk do të çuditeshim po qe se ndonjë
ditë mund të shohim një portret të Ballaban Pashës në sallat e
Muzeut Kombëtar. Sa për përmendjen e atyre pashallarëve që
paskan shkuar “për të shpurë armët e Perandorisë Osmane
deri në Austri dhe Rusi”, – do thonim “good for them”.
Karriera ushtarake është një çështje personale e tyre dhe
nuk kuptohet se çfarë lidhje ka karriera e tyre në dyert e
Austrisë e të Rusisë me historinë e Shqipërisë. Nuk besoj se
historiani Malltezi ka të njëjtin mendim me Gjorgjeviqin që
thotë se, “shqiptarët janë një popull renegat dhe mercenarë që
kanë luftuar kundër lirisë së popujve të tjerë”, dhe kjo shpjegon përse Historia e Shqipërisë ka prodhuar veç tradhtarë të
kombit të vet. Të gjithë këta shqiptarë që paskan shkuar “deri
në Jemen dhe në shkretëtirën e Arabisë” – së bashku me këta
37 kryeministra shqiptarë të Perandorisë Osmane, çfarë i
dhanë vendit të vet kur ai ishte në Orën e nevojës më të madhe
-siç e kish zakon të thoshte Vilson Çurçill!
Ndihma që ata i paskan dhënë Perandorisë turke duke e
shpëtuar atë nga rrënimi, shkon kundër famës së tyre. A nuk
do të kishte qenë mijëra herë më mirë që të mos e kishin
ndihmuar perandorinë turke me gjeninë e tyre, që duke mos
14
Zef Pergega
pasur gjeninë e tyre shëruese dhe shpëtuese, perandoria turke
të qe shembur, e kësisoj të ishte bërë e mundur që Shqipëria të
qe bërë shtet i pavarur dy shekuj më parë se 1912?Apo duhet
rishkruar dhe riparë dhe vetë pavarësia e Shqipërisë, si një ide
e gabuar që vinte nga Perëndimi? Madje, Naim Frashëri duhet
t’i rishohë ato vargjet e veta tek shkruan se “Dielli lind nga
Perëndimi”. Një publicist i njohur dhe i respektuar britanik,
Jeremy Paxman, para ca vitesh botoi një libër me 300 faqe me
titull “The English”, duke u përpjekur të kuptojë se çfarë do të
thotë të jesh anglez. Pas treqind faqesh të shkruara me
elokuencë, duke sjellë me qindra referenca historike, Paxman
thotë se përpjekja për të përcaktuar se çdo të thotë të jesh
anglez është një përpjekje absurde. Të njëjtën gjë do thoja dhe
për përpjekjen për të përcaktuar se çfarë do të thotë të jeshshqiptar. Po qe se do t’ia bënit këtë pyetje 5 milionë shqiptarëve, jam i bindur se kishit për të marrë 5 milionë përgjigje
krejt të ndryshme nga njëra-tjetra.
-Çfarë do të thotë sot të jesh shqiptar dhe a është përgjigjja në
këtë pyetje homogjene për gjithë shqiptarët?Meqë kjo
intervistë iu dedikohet më shumë lexuesve nga Kosova, si e
shihni ju rrugëtimin e Kosovës në këto vite, nga liria,
pavarësia deri tek përpjekjet për integrim në BE dhe NATO?
F.Bruqi: Si çdo shqiptar normalë që interesohet për zhvillimet e kombit të vet, nuk kam se si të mos ndjehem i lumtur
për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së dhe Nato-s. Mos të
harrojmë se 21 vite më parë Kosova ishte një vend i pushtuar,
dhe më pas, i masakruar. Mos të harrojmë se në Kosovë u
bënë krime ndër më monstruozet. Mos të harrojmë ndihmën e
jashtëzakonshme të SHBA-së dhe të vendeve europiane për
të arritur atë pavarësi që dukej një utopi e paarritshme. Më
duket se ndonjëherë amnistia shqiptare, aftësia jonë për të
harruar, prodhon një lloj mosmirënjohje të paqytetërueshme.
Nuk duhet harruar për asnjë çast se ishte Nënë Tereza, që
ndërhyri energjikisht te presidenti Klinton kundër barbarive
të presidentit serb Sllobodan Millosheviçit (shih librin
autobiografik të B. Klinton).
-Ju jetoni në Prishtinë, dhe nga Kosova, si e shihni letërsinë
shqipe sot dhe trendet e zhvillimit të saj?
F.Bruqi: Nuk mund të them se e njoh deri në fund zhvillimin
e sotëm të letërsisë shqipe. Me aq sa e njoh, mendoj se është e
emancipuar, se ka vepra dhe autorë me dinjitet artistik, se ka
individualitet të spikatur krijues. Mendoj se ne ende vuajmë
nga komplekse inferioriteti kur vjen puna për të artikuluar
vlerat e letërsisë tonë.
-Në këtë kontekst, sipas jush, në çfarë gjendje është kritika
letrare?
F.Bruqi: Sot ata që merren kinse me kritikë në fakt nuk zhvillojnë studime kritike, por thurin ritet, bëjnë cilësime në
superlativ të vlerave të larta të akëcilit krijues, sa po të mos e
njohësh nivelin e tanishëm të letërsisë, do të mund të mendoje
se Jorge Luis Borges (24 gusht 1899-14 qershor 1986), Federico Garcia Lorca (5 qershor 1898-19 gusht 1936), Pablo
Neruda (12 qershor 1905-23 shtator 1973) etj., janë shqiptarë
dhe të Kosovës madje…
Kritika letrare shqipe në Kosovë vazhdon të përballet me
vështirësi të ndryshme. Që nga koha kur kjo gjini letrare arriti
të konsolidohet, dy dekadat e fundit kanë qenë mjaft të vështira, duke e lënë këtë gjini në duart e pak kritikëve.
16
Zef Pergega
Kushtet aspak të mira që përballen sot studiuesit tanë, dhe
që kërkohen për zhvillimin e kritikës, ka bërë që pak emra të
rinj t’i përkushtohen kësaj gjinie letrare, mjaft të rëndësishme,
e cila lehtëson komunikimin mes lexuesit dhe një vepre
letrare. Interesimi i paktë dhe në disa raste edhe jo sinqeriteti i
publikimeve kritike kanë sjellë kritikë letrare drejt shuarjes.
Megjithatë, edhe përkundër vështirësive, sipas disa studiuesve, vitet e fundit po lindin kritikë të rinj, të cilët me shkrimet
e tyre shënjojnë dialogun e çliruar me letërsinë, duke rikthyer
përherë argumentimin dhe vetëdijen kah teksti letrar.
Pavarësisht vlerësimeve të dhënë nga studiuesit tanë,
nevoja për pasjen e një kritike të fuqishme dhe numër sa më të
madh të kritikëve dhe shkrimeve në shtyp dhe me mediet
audiovizive shihet si një mundësi mjaft e mirë për të rikthyer
kritikën letrave në nivelin e viteve të arta të saj, asaj të para të
90-tave të shekullit të kaluar, pse jo edhe për zhvillim të
mëtejshëm. Me një kritikë të fortë, sipas studiuesve, do të
kishte edhe një krijimtari letrare më cilësore dhe më reprezentative, përkthim më të madh të letërsisë shqipe dhe para së
gjithash një lexueshmëri më të madhe.
“Ndikimet e kritikës janë shumë të mëdha në zhvillimin e
letërsisë së mirëfilltë të një kombi. Përveçse ndihmon në
eliminimin e kiçit dhe shundit, një kritikë e fuqishme ndikon
në lexueshmëri më të madhe dhe zgjon interesimin për
letërsinë”. Do dëshiroja të isha i gabuar nëse them se më
duket pothuajse inekzistente. Po të isha cinik, do ju pyesja:
Kritika letrare, çfarë do të thotë kjo?!
Origjina e kritikës letrare shqiptare ashtu si në botën
romane (italo-hispanike), në historinë e letrave shqiptare vija
Flori Bruqi-Konti i letrave shqipe
17
në mes «kritikës letrare» dhe «shkencës së letërsisë» është
pothuaj e padukshme. Teoriku është kritik dhe anasjelltas.
Ose më sinqerisht thënë, deri sot ende nuk është zhvilluar një
diskutim konkret qoftë shkencor a medial rreth kësaj çështjeje, prandaj edhe nuk ekziston – përveç ca skicave e fragmenteve studimore aludojnë një njëren apo tjetrën shkollë – një
pozicionim i qartë i studiuesve shqiptarë rreth asaj se cili,
bazuar në traditën dhe të tashmen autoktone, është dallimi
ndërmjet këtyre nocioneve e as që janë hedhur deritani
parimet «institucionale» se si duhet definuar njërën, tjetrën
apo të dyja bashkë.
«Kritika letrare» ose «teoria e letërsisë» (le ta quajmë si të
duam) ka ecur dhe ende ecën sipas binarëve pozicionues të
instituteve të huaja, studimet e të cilave kemi mundur t’i
përkthejmë në gjuhën shqipe. Në Shqipëri modeli i kritikës
letrare është huazuar nga rusët, ndërsa në Kosovë nga gjuha
serbokroate (e cila ka qenë një mish-mash i instituteve të
Moskës-Pragës-Parisit) e pjesërisht të shkollave frankofone.
Kjo është «historia», ndërsa fakti se dhjetë vjetëve të fundit
janë përkthyer edhe teori tjera nga gjuhë angleze, gjermane
etj. nuk është relavant, për arsye se nga njëra anë ndikimi i
tyre nuk duket ende në horizont dhe nga ana tjetër praktika na
tregon se në përgjithësi ende (dhe atë me bensikëri) punohet
sipas modeleve tashmë të adaptuara. Po ky «huazim»
shumëburimor e bën situatën edhe më konfuze sa i përket
identifikimit, orientimit e para së gjithash konceptimit të
kritikës letrare si të tillë dhe pengon në formulimin e saktë dhe
të drejtë të kësaj fushe, në përcaktimin se do t’i dallojmë ato
ose do të vazhdojmë kështu si deri më tani!
18
Zef Pergega
F