PESHA E MOSHES
…
Ndjej peshen e moshes
qe rendon mbi supe,
por jo vajzerine
nuk m’a shtyn dot tutje.
…
Nuk ma shtyn dot tutje,
se une e mbaj vete,
mosh e bukur si nje zog
vec nje here te vjen ne jete,
…
Se une vajze isha,
dhe prape vajze mbetem,
futem ne kujtime…
atje thelle – tretem…
…
Tretem porsi bora,
qe nga mali shkrin,
gjithe lulet e njoma
marin jete e fryme.
…
Ska gje qe s’jam vajze ..
zoti keshtu e ka thene,
por kam nje emer te madh
t’madherishmen fjale – NENE.
…
Ne k’te bote njeriu,
vec nje here jeton,
kur di ta ndertoj jeten,
mosha – s’te mundon.