8.5 C
Tiranë
E dielë, 23 Mars 2025

Floriri Z Petra

BUZËQESHJEN TUAJ
SA HERË E KUJTOJ..!?L'immagine può contenere: 1 persona, fiore, spazio all'aperto, testo e natura

Kur ndjehem i mërzitur
shpirtin mundohem ta qetësoj..
Mëngjezeve shoh, ata sy të bukur
si yjet në tokë, prej qiellit zbritur..
Buzëqeshja juaj e çelur, si lule në mal
sjell aromën e këndëshme,
më të ëmbël se mjalti
prodhuar nga bleta në zgjua,
kur shpirti ndjen mall..
Vjen nga larg plot çiltërsi
hyn në shpirt, si një fllad i ri
sjell vërtet një kënaqësi..
S’ka kush ta jep sot
kur udhët kanë ngelur bosh,
s’ta fal asnjeri,
njerzit janë, karantinë në shtëpi ..
Besimi tek i madhi Zot,
një forcë e madhe në shpirt
Në çdo situatë të vështirë
të jep fuqi dhe mënçuri
pengesat ti kalosh, me lehtësi..
Jetoje jetën si të vjen o njeri..!!

Muzika një oaz i shpirtit
tinguj me nota, sjell në zemër
Këtyre ditëve të ngujuar
për tu ndjerë, më e lumtura femër..
Është vërtet një mjet i dukshëm,
kundra stresit e ankthit
Shpirtëra njerzish, ka pushtuar..
Corona virusi, po i kapërcen
caqet e përhapjes masive,
Botën ta boshatisë kërkon..
Kush ishin ato duar të zeza
vdekjen pa e kuptuar, na dhurojnë..
Nuk di kujt ti rruhesh,
Tokës, qiellit apo njeriut
kur nuk ka formë e ngjyrë
me sy ta shihet
me durim ta eleminosh..
Shëndetin ta rruash, vetë
gjithë të mirat, të uroj,
atij vëndi të bukur ku jeton
Mikja ime nuk do të harroj,
sado larg, në zemër të rruaj
shpirti si oksigjen, të kërkon..
Ti gjëndesh pranë, si një fjalë
apo një puthje të nxjerr mallë
kur është në vënd të huaj..
Unë çfarë më tepër tu dhuroj…!?
Këtë botë kaq të madhe s’ta dërgoj..!!
Por ndjehem me ty, o zemra ime
kësaj bote sa afër dhe larg
Unë dhe ti se ndryshojmë,
kur ajo brigjesh, detesh
ishujve misterioze, na shpërndan..
Shpirti im pa ju takuar
s’ ka për të dalë..
Eh, moj jetë si vjen e shkon
Mbjell farën e keqe, ligësinë prodhon…
Por ne të gjallë do mbijetojmë
Detin jetë, me dallgë kalojmë..!!

Floriri Z Petra
New Jersey, USA
March 28th, 2020

E DASHURA PRINCESHË
ZEMËR NË SHPIRTIN TIM..L'immagine può contenere: 3 persone, persone sedute e testo

Dhe pse jam larg, me det dhe oqean
buzëqeshja jote, gjallë më mban
se nuk i harroj, ato çaste intime
një puthje pasionante ta dhashë
kur ishim ende të rinj…
Koha na mbajti, sa larg dhe pranë..
Eh si ikën kjo jetë,
askush nuk e kupton…
Si erë vjen të merr me vehte,
bregut tjetër si valë të lëshon
Jetën mundohem ta shoh në sy
si lumë që rrjedh e nuk ndalon
kur çdo ditë derdhet në det
vjen e nesërmja, përsëri rifillon..
Ti buzëqeshjen, sërisht më dhuron.
si rezja e diellit, puth të kaltrin agim
me vesën e mëngjesit tretem
tek gjiri juaj, çelur si trëndafil..
Enkas për mua, të ketë lëshuar petale
aromë erë mirë..
O shpirt i shpirtit tim..!?

Nuk dua tu largoj ëndrrën
atje do takohemi të dy..
Kur zgjohesh çdo mëngjes
mos tu kërkoj, qiellit të kaltër
si yll që shkon në perëndim..
Dua tu gjej të heshtur, përsëri aty
si valëzë erdhur bregut tim..
Por sa shpejt mu largove
dy fjalë dot s’ti thashë..!?
Në ikje, sa ëmbël më buzëqeshe
zemrën në dorë kur ta dhashë
Merre ta kesh si busull, në çdo udhëtim
Pikat e horizontit, mos ti ngatërosh
Kur të kthehesh si zogjtë, nga një shtegëtim
Tek foleza e vjetër, çdo fillim pranvere
degëve të shpirtit të qëndrosh
ditën e mbarë të më urosh..
Kur dielli të ketë lindur në agim
E dashura princeshë.
O zemër në shpirtin tim..
……Ngelesh i vetmi vegim..!!

Floriri Z Petra

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.