12.5 C
Tiranë
E mërkurë, 11 Mars 2026

Flutra Kuqani Malo

Happy birthday in heaven!

Sa shpejt kalon koha e amla jeme Diane,…Mund të jetë një imazh i 1 person, lule, ambiente të jashtme dhe teksti

Neser ke ditelindjen….fluturoj nji muej e gjyse pa u ndi….ashtu si ti qe ike ne heshtje pa u ankue, por me kurajon qe çdo dite e re qe mbrrite do ishte nji dite ma e mire per ty e do mposhtje smundjen e rande qe t’kaploj, sa shume e deshte jeten zemer …..por mjerisht kjo nuk ndodhi nga ana saj..se ajo te braktisi…. e nji dite te hane tuj zbardhe dita more rrugen per ne qiell….tuj lane Toninin e Ameljen, e Gjenin me familje!
Une qysh ate dite nuk shkoj ma te kapela e “Zojes Kshillit mire ” me u lute per ty, qe shkojshe perdite tesh nji vjete qe ti nuk u ndive mire, i kerkojshe ne gjuj sherimin tand…nuk ma plotsoj deshiren, nuk ndigjoj lutjet e mija, nuk e binden lotet e mija kur i kerkojshe n’perkushtim ” ma ndihmo, ma pshto zemren teme Djanen “….nuk i kam kerkue asnjihere asgja….per vedi shpirt…e ju drejtova e bindun se do e bante….
M’shikon aty e murosun e m’duket se ul shikimin kur kaloj une…edhe une te njejten gja gjithashtu…e syte me mbushen me lot tuj pershprit….
” Jam ijdhnue me ty Zoja jeme…”, te ti kishe nji besim te plote se do bajshe mrekulli….
Nuk e di pse me ka ndodhe kjo gja, nuk asht humbja e pare e nji personit te tejdashtun per mue ( m’fal Zoja shkodres….’)!
Une vazhdoj rrugen ne te perpjete e ne kalldram bijne lotet e mi…te njelmet si jeta e emigrantit, qe per moshen e brezin tem kje e rande me braktis trojet e te parve e me u ambiente me vishtersi ktu ne dheun e rande te huej….
Eh sa mire qe po bjen shi, me kokrra t’mdhaja…. kshtu ndoj kalimtare qe kalon nuk sheh lotet e dhimbjen teme.
Ndoshta me moshen qe jam kte humbje te tanden e ndiva shume, e me ra si nji vetime ne qiell te paster…e nji boshllek i pafund ka mblue shpirtin…per ikjen e shpejte tuj braktis familjen tande te mrekullueshme e miqte e dashamiret qe te deshten shume….
Ti qe zbardhje ditet ne tezgjah, qe mos ti mungojne asgja vajzes, mos ta ndaj nga shoqet, te studjojne, te bahet dikush per vedi, ” ate qe nuk na u dha mundesia ne ….ta realizojne ajo teze” ….me thojshe gjithmone…
Po pse shpirt e le ne rruge…pa e xjerr nuse prej deret, pa u ba gjyshe, pa ndi cicerimat e zogjve ne folene tande…pa gzue emocionet e bukra te jetes….qe çdo grue e gratifikojne!
Me data 5 korrik te dhane nji çertifikate per punen tande…( post mortem ) e aty ne “Fieren e artizanve ” e mori ylli jot Amelja…sa krenari per ate vajze…qe rrite me aq dashni, edukate e devocion…
Oh sa dhimbje per te e te gjithe miket e miqte e dashamiret, se ti i mungon tanve e sidomos qytetit tand qe ke kontribue ne artizanatin qytetar te pelhures…nji figure e mirenjohun e Shkodres.
Une zemra tezes due me te kujtue te vogel…tuj fluturue ne krahet e mi per me ma zbukurue jeten, tuj ece ne kalldram te oborrit vjeter, tuj qeshe per hapat e pare kur i hodhe……me floket e drejte e kotllat e bukra qe te qepshe une, nanadaje e Anjeza….
Kur krijove familjen tande tuj me prite n’aeroport gjithmone, apo ne kafe buze Bunes… e te Millenium….e tuj kja hallet bashke si motra, e shoqe te mira….jo si mbese e teze….
Ajo dera jote ishte gjini per mue kur u kthejshe ne Shkodren teme…me mikepritjen tande bujare, me thjeshtesine e zemren e madhe si te msoj motra jeme e dashtun Vera ….
Kur te vi…ti nuk do jesh, dera asht mbylle ( vetem prezenca jote e mbate te hapun kjoshin me jete te gjithe…) e une do e ndij ma shume se kurre qe nuk do festojne kte ditelindje e shume te tjera…qe do te vijne mbrapa…e qe ti nuk ke ne guzhine tuj me prite….
Pse shpirt ma ktheve shpinden? Pse ma mbylle gjinine?
Kto fjale deshta me ti thane sot…kam mall per zanin tand e qeshjen.
Kjosh mire me Zotin e mira jeme..
Gezuar ditelindjen ne parriz afer te dashtunve te tuej qe jane ba shume…
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.