Nepermjet bires se murit, miu po shikonte fshatarin dhe te shoqen qe po hapnin nje pako. “Cfare ushqimi do te jete? – pyeste veten miu qe mbeti i tronditur kur pa se ishte nje cark per minj.
Miu beri nje xhiro perreth fermes duke i lajmeruar te gjithe: – “Eshte nje cark per minj ne shtepi! Eshte nje cark per minj ne shtepi! ” . Pula ngriti koken dhe i thote :” Zoti mi, e kuptoj qe eshte dicka e rende per ty, por nuk me perket, nuk me shqeteson aspak! ” Miu shkoi tek derri duke i thene: ” Eshte nje cark per minj ne shtepi, eshte nje cark per minj ne shtepi! “. Derri me miresjellje i thote:” Me vjen keq zoti mi, por nuk mund te bej asgje, pervecse te lutem. Te siguroj se do te jesh ne lutjet e mia! ” . Miu atehere shkoi tek lopa. “Eshte nje cark per minj ne shtepi, eshte nje cark per minj ne shtepi! ” Lopa i thote:” Ooohhh zoti mi, me vjen keq per ty por mua nuk me shqeteson aspak! “. . Keshtu qe miu, kthehet ne shtepi me koken ulur dhe shume i trishtuar, per ta perballuar i vetem ceshtjen e carkut. Gjate nates degjohet nje zhurme e cuditshme neper shtepi, si ajo e nje carku qe kap gjahun e vet. Gruaja e fshatarit ngrihet menjehere per te pare se cfare do te gjente ne cark. Ne erresire nuk pa qe ishte nje neperk helmuese me bishtin te zene nga carku.Neperka kafshoi gruan e fshatarit i cili e coi me urgjence ne spital me temperature te larte. Ashtu sic shume e dine, ne traditen fshatare, temperatura sherohet me nje supe me pule te fresket, keshtuqe fshatari, me thiken e tij shkoi ne kotec per te marre lenden kryesore per te pergatiur supen. Por semundja e gruas nuk po kalonte dhe keshtu shume miq vinin per ta takuar dhe per ti qendruar prane. Shtepia ishte plot, dhe per ti ushqyer te gjithe, fshatari theri derrin. Shume shpejt gruaja vdiq dhe shume njerez erdhen ne funeralin e saj, keshtuqe fshatari theri lopen per tu ofruar dreke te gjitheve. Miu, nga birra e murit shikon gjithcka me nje trishtim te madh.
Heren tjeter qe degjoni se dikush po perballon nje problem dhe mendoni se nuk ju perket, kujtohuni se kur njeri prej nesh goditet, jemi te gjithe te rrezikuar. Jemi te gjithe te mplenksur ne kete udhetim te quajtur jete. Te kujdesemi per njeri-tjetrin eshte nje menyre per te perkrahur dhe mbeshtetur njeri-tjetrin. Kur degjon te bjere kembana, mos pyet per ke bie. Ajo bie edhe per ty! (Ernest Hemingway)