NUHATJE E PËRHUMBUR
I shkundur shfrenimesh
të nuhatjes së përhumbur
asnjëherë s’jam sprapsur
kopshteve duke bredhur
Në kërkim të asaj ere
me aromë hundëshpuese
qiparisave shpërndarë
puhi e derdhur valë-valë
Pas cilës aromë të mbarsur
mbështjellur me polen mëkati
paskam rendur qëkur
E përtoka ylberin
”shkalla e diellit”
“”””””””””””””””””””””””
Serxho Hizma
Mos u mërzitni o njerëz nëse vjen një ditë
kur miqtë më të mirë ju kthejnë kurrizin
Se ishin dishepujt ndjekësit më të zellshëm
dhe kur erdhi puna tradhëtuan dhe Krishtin
.
Se do vijë një ditë kur ata të kthjellohen
për çfar kanë bërë qetësisht të mendojnë
Pra lerini të qetë deri sa të pendohen
që dhe shpirtit të tyre falje t’i kërkojnë
“””””””””””””””””””””””””
MOT I BRISHTË
Sa shumë shi që ra edhe ktij moti,
Përroskat cep e n’cep u mbushën,
me prrojet deshën me u matë.
Pranverën e mori lumi
e detet dot s’u frynë.
Ultina i lutet bjeshkës
për pak tokë nën kambë.
Mot i brishtë poshtë Alpeve.
(tempulli i braktisur)
Sa bukur kur artistikja nderthuret me hyjnoren , pasi vet arti frymëzohet nga hyjnorja !
Sa bukur kur shpirti fal të tjerët se ai gjen vet qetësi në këtë falje ! Respekte !