11.5 C
Tiranë
E mërkurë, 1 Prill 2026

Fran Ukcama

PRINC I LIRE ITAKES NEN MRIZ.

Sot ku s’ gjen kerkund besim,
Zoti me tha:-Biri im,
Te nje ah mbeshtet shpatullat ne agim,
I sigurte,
Ndihesh me mire!
Princ i lire Itakes ne Mriz!
Mos lyp keshtjella, as saraje,
Se me te mirat i ke ne Bote,
Bjeshke te bardha, kreshta, male,
Leknise, ne Gege, Merturit,
Ne Betoshe!
Se ketu u ngulen Teparet,
Me nje traste Liri ne shpine,
Me besimin e shenjte qe nuk falet,
Me fjale shqip,
Qetu u lidhen, te nje shkemb, nje kulle ngriten!
Ketu mbet fillesa Atdhe,
Ketu dhe rranja mbiu nje Komb,
Arben mbeten gjitha kush ke,
Arben jane, ku jane dhe sot!!!

Po, une zbardhun nuk mund ndalem,

Shpirti nuk me len rehat,

Meken kam, Metlehem, Vatikanin,

Gjithe shejtorte e mi pushojne,

Gjithe hyjnite mbi Betoshe i gjej,

Ne “Vorr Frat”

“”””””””””””””””””””

PRAP BESOJ SE NE BJESHKE KE DALE!!!
Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz të ulur, pemë dhe bazen uji
Me ma te ndritun mik kesaj ane
An e rruzullit e der ne Mertur,
Me Ndoc Mulen, Dren mbi Alpe,
Kurmi e shpirti s’i shkimet kurre!
Se Ai andrroj Shqiponjat,
Mbas u ngjitej deri ne qiell,
Oh, ne njat dhjetor, gjame nisen oret,
Mbi Munelle Ai u kthye ne Diell…
Mik i shtrenjte ti ke veç ditelindje,
Ditendritunat Ty te shikojne per shtat,
Ne per Ty kendojme hymnet,
Ti ne Parajse na keqyr buzegaz!
Ti me thonje ku je Thepak,
Bahu gati te ngjtem ne male,
Tash te kujtoj, ligeshtohem pak,
Ne sy nje lot, mos me thuaj asht marre!!

Se per burrin kjan dhe guri,

Prap besoj se ne bjeshke ke dale,

Prap n’ “Don Bosk”, te klub”Merturi”

Neser me Daj Sokol Qokaj, takohna, pijme kaj kafe!

“””””””””””””””””””””””””””””

ME ÇO ATJE KU ME QETON SHPIRTI
Sa herë ndodhem në prag pushtimi,
nga plagë e dhimbë e frymë që mbyt,
therras zanat, shtjellojë ngadhnimi,
-Më merrni, më çoni te trualli im!
M`i falni qiejt, kthjellor, pasqyrë,
At` blu pikante mbi Nikaj- Mërtur,
Ta takoj shqiponjën ta marr fort ngrykë,
Ta rrok me shpirt një çetinë mbi gur!
Të ulem nën mriz të hurb një bornajë,
që duke lotuar, po kthen në krua,
një drenushë alpesh, ta avit pranë,
të dehem si dikur, udhëtar i munduar..
Të shkul nga shpirti terrin e ditës,
Ta shpërlaj blozën , smogun e qytetit,
të ulem te Vorr Frati, ku pushojnë shpirtndritët,
të prehem, në fierin e njomë të djepit..
Më merr Orë fisi më ngjit në maja,
Ku paqa e liria mbijetojnë prore,
O zot këto kreshta, këto kështjella të bardha,
i ka prek mbi supe veç skifteri dhe shqiponja..

Këtu nis Atdheu, këtu rranjët ka liria,

Gegni e Epër, o asht Arbnie,

Vi prej shtegtimit, kthem te shtepia,

Puth gurin e pragut, hurb ngjelmët e syve!!!!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.