13.5 C
Tiranë
E shtunë, 21 Shtator 2024

Fran Ukcama

ME UJKUN E JETËS NË KACFYTJE..
Një dimer i egër që kërcnon,
Dhe era, acari ulurijnë lugut,
Dhe Majat shkunden, shungullojnë,
Dhe ti kacafytesh imshtash me ujkun..!!!
Dhe e din mirë se pranvera më nuk ka,
Kjo stinë ka tretë pergjithëmonë,
Kapesh pas vjeshtesh me dhimbë edhe mall,
Si në bistekët e një zonje, ve, ikonë..!
Deri tash kënka udhëtimi
në kre visesh,
Çdo grimcë kohë mbetur e merr dhuratë,
Ti gjithmonë zbret, dukesh se ngjitesh,
Iluzion kreshte, eh, një imagjinatë!
“”””””””””””””””””””””””””””””””””

RA KJO GJAMË E NE NUK U PAMË.
-elegji kushtuar artistit Fatmir Xhelili-
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Ra kjo gjamë krejt pa pritë,
Krejt pa pritë kjo shtriga flamë,
Ti na ike o mik Fatmir,
Medet ike, vëlla s`u pamë..
Ne s`u pamë se fati na ka ndarë,
Ike mik ti në Parajsë,
Dielli, bugzazi yt ar` i larë,
Zoti në fron të donte prane..
Zoti të mori kështu deshi,
Ne na la në pikëllim të thellë,
Dhimbje ndiu i gjith` Fieri,
O Fatmir artist me vlerë
Një artist i merituar,
Shkrive jetën udhës së artit,
Sot të gjithe jemi të pikëlluar,
N`zi ka ra skena e teatrit..
Në zi udhët edhe sheshet,
Edhe kukullat qajnë e pysin,
-Na muar malli të mbushim skenën,
Ku e kemi xhaxhi Fatmirin!!
Në zi vëllezër miq e shokë,
Bardha, djali nusja, mbesa,
Vajza, gjithë fisi në kob,
Se pa pritë të erdhi vdekja,
Qindra role në pesëdhjetë vjet,
në tetatër dhe estradë,
ikone mbetesh në qytet,
ikonë arti kombit mbarë..
Ra kjo gjamë e ne s`u pamë,
Nuk u pamë por të kemi në shpirt,
Se ti le veprat në radhë,
Linde e mbete Fatmir!!
Ah kjo korbë murtajë e zezë,
Si na i pret lisat në radhë,
Faqeve na le kroje loti,
S` kemi më , jo s` kemi fjalë..
Ti u ngjite yll në qiell,
Yll në qiell midis engjujsh,
Portreti yt skalitur në Fier,
përjetësisht në ar` i gdhendur!!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.