“”””””””””””””””””””””
PËRSE FESTOJNË,
PËR SHPRESAT E VRARA,
PËR ËNDËRRAT E VDEKURA!!???
Të gjithë e kujtojnë ditën e Rinise,
Të gjithë të zhgënjyer,
Por nuk e thonë,
Se ëndërrat ua vranë,
Ua shterrën shpresat,
Popullin e lanë me gisht në gojë..!!!
Kush mbeti jashtë liste,
Bën luftë në studio,
Shfryn,
Shtërngon grushtet,
Ç’shkembi t’i hidhet,
Si deti në dimër!
Veteranët
Dje të rinj,
Foto hedhin,
Të bukur,
Syndezur,
Kaçurrelat,
Në triko leshi,
Pantoll dokoku,
Kauboj..
Eh ku është njeri,
Nuk gjindet tjetri,
Lideri në Parsjsë me zemerplagë i shikon..!?
Epidemi moderrne,
Kthyer në nostalgjik!
Sot mbledhin zhgënjimin,
Se ua morën ëndrrat,
U grabitën shpresat,
Vetem dy-tre tyre,
Seleksionuar nga e djeshmja,
Nga demokratë revolucionar,
Janë kthyer në demon!!!
Përse festojnë,
Kjo që i ndodhi Shqiperisë,
Eshtë gjamë,
Jo fitore!!
Kriptokomunistet në krye,
Sheik, oligark,
Revolucionarët në llogare,
Akoma shkruajnë trakte:
-Poshtë komunizmi,
Poshtë diktatura..!!!
Diktatorëvre të rinj,
Vetë u ngritën piedestalet!!
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
KU SHQIPONJA LIND MBI GUR!!
Termopilet kur kalova…
Shpirtit gandun, djegur zhari,
Në sfond mua më del Betosha,
Ama, Trolli, djepi, varri!!
Termopile, them se kurrë,
Kurrë anmiku kambë nuk nguli,
Se shqiponja le mbi gurë,
K’tu i thonë, Nikaj-Merturi!!
Këtu besa, k’tu le nderi,
Bujaria, kullë më kullë,
K’tu ballkonin ka ngritë dielli,
Perenditë ulen në gjunjë!
Këtu shpirti pushon n’ paqe,
Këtu gjën gjithmonë liri,
K’tu ylberi ngre ur’ harqe,
Vjen i plakun, kthen ri!