NIK UKCAMA EDHE 100 PRANVERA!!
Ti i shrejti, shejti vëlla,
M`u ke gjënd gjithmonë në krah,
Dhe kur ban uf, dhe ah,
ti i shejti, i shtrenjti vëlla..
Dhe n` humnerën e pezimizmit,
Dhe n` vrulltoren e frymëzimit,
gati ti m`i ndejte shpirtit,
Si ogiçi pranë nji kingjit
Tash së fundmi t` ka ra barra,
Je një kreshtë me bredha, aha,
Je ma i pari n` fis Ukcama,
Shend e gaz,
të priftë e mara..!!!
Vëlla i dashtuni Nik Ukcama,
Profesor, ti e di si gjindet tharma,
Ndaj shkoj larg, n` vise t` pa pama,
Shpesh të thërras Nik-
O Dalaj Lama..
Ka kuptim ky krahasim,
Kurrë s`u tute në ngushtim,
Kurrë s` të pashë në rënkim,
Ti stoik,
ti simbol i shpirtit tim.
N` krah tash pesedhjete vjet,
ke fisniken, profesoreshë,
Manushaqen, e këpute vetë,
N` Bicaj, Kukës,
lulja bjeshkë..
Katër vellazen dhe tre motra të dashtuna,
oh, n` Parajsë pushon e madhja,
Katrina, nga larg e ngrata,
nis urime, nis urata..
Zotit duhet me ia ditë për nder,
Moza, Besa, Genci plot vlerë,
ke një nip e ke një mbesë,
një Brigadë Ukcamë,
për besë!!
Ke dhendurrë mos t` marrim sy,
nderojnë veten edhe ty,
një në jug, një në veri,
Mantho- Athinasi, qe s` njeh dredhi,
Genci, shkodrani, me tapi
Ti ma i ndritmi mësuesi im,
Ti këshillues e drejtudhëzim,
Ti kritik, e ti frymëzim,
Jam dishepull,
sa t` kem frymë!!
Sot që qesh kaq bukur dielli,
Edhe njëqind mote t`i keni,
Po t`i nis fjlashpirt prej Fieri,
Vëlla, mik,
fisnik gjitha njëheri..!!!