18.5 C
Tiranë
E enjte, 22 Maj 2025

Fran Ukcama

SOT U NIS PËR NË PARAJSË FUAT BOÇI, MARATONOMAKU I ARTIT KOMBËTAR..
Sot u nis për në Parajsë,
Maratonomaku i artit kombëtar,
I Voshtinasi, eproti sokol djalë,
Fieraku- Myzeqar,
Brilanti, në art i klasit parë,
Lipe Shtogu, gjithmonë prapa listre,
Pushtetaret atë e lanë,
Por e deshi vegjelia, e deshi plaku dhe femija,
Mallakastriot e myzeqar,
Gaz e dritë humor u fali,
I thjeshti, fisnik- Fuati..
Kush s` njeh djalin, Voshtinën,
Kush s`e njeh, amen, vendlindjen,
Kush s`e njeh Llazin dhe dhinë,
Kush s`e nje famozin,
Adoni m\?!
Belul Gjeraqinë,
Gjithë jetën vrapoi, vrapoi,
Udhës artit, udhës jetës kurrë s`u lodh,
Tej e mbanë në krahë të Atdheut,
Shkëlqeu,
Me humor, fjalën e nderit..
Kryelartë, fisnik,
Kurrë s`u step, kurrë s`u lig,
Qindra role na i la pas,
Mal i naltë,
Si një det me tallaz,
Si një fushë me luledielli,
në skena ndriti, ai shkëlqeu..
Tash sa mbushi nëntëdhjetë vjet,
Qiejve u ngrit, u tret,
Mes yjeve të nditur të artit,
Jetë e mot, do të shkëlqeje, emiri, vepra e Fuatit..
Lamtumirë o mik i madh,
Lamtumirë, i lehtë të kjoftë dheu,
Brenda zemre të mban Fieri,
në permendore, arti e drite, skalitur të ka Atdheu,
tash e mbas me dashtë të Zotit,
shenjue je , artist, shejtor i Kombit!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.