KRYARBNORET E BALLSHIT
Ju do te thoni, po per ne Ku asht poeti,
Si nuk shkroi, si nuk erdhi,
Ju fisnike, ju naftetare, rreze dielli,
Jeni vet cunami, qendresa, vale deti!
Jeni gjithe ,Teuta, jeni Nena heroina,
Jeni Nora, Jeni Shota, Bubulina,
Ato luftuan si Shqiponja per Liri,
Ju luftoni, per drejtesi, per kafshate, per çdo Femi!
Ju Jeni qendrestare, kaluar burrat e forte, ju ballshiote o fisnike sot simbol Jeni ne bote,
Jeni shembull, Jeni vete nje vetmohim
Leksion demokracise, si luftohet me padrejtesine!
Fort qendroni, mos u dorzoni, pe mos leshoni,
Mbroni te drejtat, djersen, pronen,
Lufta juaj, eshte e ardhmjs, kthjelle si loti,
Kunder heshtjes, hajnise dhe korupsionit!
Nena, gjyshe, motra fisnike,bija trime te Rrapo Hekalit,
Ju armik nuk keni te huajin, keni tendin,
Keni shtetinn, burokratet, hajdutet ,
Keni perbuzjen, hipokritin, keni antimoralin
Zonja te epokes dhe pse zonjezat e tjera,
Knaqen ne luksin e tyre, asnje nuk u erdhi,
Mos deshproni, deputet lakenj mos i pranoni,
ata jane gjshtar votash, me kostum ksmaleoni,
E drejta eshte me ju, Ju betejen do ta fitoni!!!
“””””””””””””””””””””””””””
HIJA
Sa e deshta njate biskaje,
Sa me deshti ajo mua,
Tash ka mbete vegimi saj,
bredh huptar duke kujtuar..
N’ hije shfaqen krejt gandue
Skica, gravura te ngrime,
Muzeume te pambarueme,
Ndjenja shpirti te paperlyeme.
Dikur zemer, flake e prush,
Tash m’ asht kthy ne nje kujtim,
vuan shpirti si askush,
Me mua ndodhe, a me te gjith’!
Dikush mbyll shpirtin me dry,
Une e le hapur s’ka gja,
Çka do marrin veç miresi,
Dashuri falas shperndaj..
Mos kam mbete adolishent,
Nje i ri me floket bore
Endrrimtar dehun ne shend,
Kthej ne gjurme, vuaj te jetoj!
Hut ne hije, shpreserime,
Fatplagu ne pyllin e humbur,
N’ prag perplasen det trishtemet,
Nje zoge zemre ku m’ ka humbur!!!