BILBILi ME MADHESHTI PREJ FILOZOFI
-LEFTER ÇIPA-
Sot u nis Korifeu,
Për n` Parajsë, udha e mbarë,
se harron kurrë Memedheu,
na la perle, Bejken e Bardhë..
Në vargje jetën dhe shpirtin,
Kalterime Jonit -Jugut,
Letter Çipa, bilbil dielli,
Kurre nuk vdes,
Eshte ulliri me krahë pellumbi..
Grupi i thur sot simfoni,
simfoni këndojnë bilbila,
Manushaqet lot në sy,
ligjëron vaje Katerina..
Deti sot shfryn prej malli,
Dita e dimrit një pranverë,
Një shqiponjë therret maje mali,
Çipa mbret, princi Letter!!
Sa e shkriu në vargje, zemrën,
Krenarinë, nga floku, thonji,
Aq shumë desh Pilur-Himarën,
Me madheshti prej filozofi!!
“”””””””””””””””””””””””””””
GERDALLE NE GERDALLEN SHTET!!!???
Haj medet s’u u bera VIP,
Rrip as personalitet,
sillet strofulles nje covid,
dhe covidi i quajtur shtet…
Se nuk preva, vrava, vodha,
S’lpiva b…partie ne shteg,
Me t’lyen tim jeten kalova,
Me djerse pijaten kam ngjelme…
M’ duhet te pres, te fle me andrra,
Perralla e gje a gjeza,
Te shtyj muajt sa te me vijnë rradha,
me lojna, hapa-dollapa!!
Sa te mbaroje azili i vogli,
Sa te mbaroje vipa e vile,
Une murgetari i azilit bote,
Brenda vetes nje lufte civile..
Sa i pa vlere me duket vetja,
Luftova mbi gjashtedhjet vjet,
Tash kthyer plaçke ,
rraqe te vjetra,
Gerdalle jam ne gerdallen shtet!!
“””””””””””””””””””””””””””””””””””
KOMBI KEMBADORE
Prani daulle te grisuna,
Gramafona çjerr kabzerrit,
Ngazellimet jane te stisura,
Kombi zhagitet ne lloq sheshit..
Ju festoni, beni dasma,
Kombi, femije ec kembadore,
Ames dheut, Nane Shqiperise,
Dhe krahnorit, Fushe Kosove..
Kemi trojet, cope e çike,
Presim pas Gardhit te Europe,
kush gezohet, eshte i dyte,
Jemi pre, viktime, loje..
Vete arbnoret viktimojne Kombin,
Me ndasira, marrina,
Prijes kaçola, sa zene stolin,
Grinden si gjela ne te lijta..