14.5 C
Tiranë
E martë, 13 Maj 2025

Frederik Ruço  Tiranë

   Zhgënjim

     Të nderuar lexues; a Jeni të kënaqur me qeverisjen e vendit pas viteve 90’ ta dhe para saj? Dhe a mund të qeveriseshim më mirë? Ku Janë Elitarët e vendit pas viteve 90’ta për të nxjerrë një konkluzion e të dy epokave? Çfar bëri qeverisja një partiake e sistemit stalinis-titist-enverist, dhe më pas qeverit e 90’? Përse heshtin? Mbase! jo të gjithë; i mundon mentaliteti i rrënjosur që kanë mbaruar studimet e larta të sistemit stalinist-titist-enverist. Unë do thoja: të ndikuar nga sistemi, intelekti i disa prej tyre është gjysmak, nga ai sistem socialist u formoi njeriu “Ri” pa baza kombëtare. Por, kundruall kësaj kanë dalë njerëz pozitiv që kanë dashur që qeveria të mbronte dhe vlerat kombëtare. Me të tillë njerëz kam patur fatin t’i kem koleg pune të zemrës, nga të cilët kam marrë eksperiencën e tyre kombëtare, por, sistemi i ja uli kokën për atë kohë. Ky sistem e ndau shoqërin shqiptare në disa klasa: Këta Tanët (të besuarit e sistemit), të Deklasuarit (të përmbysyrit e sistemit), dhe pjesa tjetër e shoqërisë e cila përdorej si t’i ja lypte nevoja sistemit.

    Sistemi; krijojë shkaqe pa fund gjatë rregjimit të tij, ku pasojat dhe pas 30 vjetëve ende nuk po riparohen. Shqiptarëve të ndershëm nëse i ka mbetur ende Nervi i gjallë për të bërë Shqipërinë me një shtet ligjor demokratik e të pavarur nga konspiracionet, bujrum nuk i pengon kush për t’u mbledhur e të jemi në një mëndje për t’a realizuar KAUZËN për një jete më të mirë. Shqiptarëve filloi t’i dalë gjumi me shumë vonesë, dhe kjo ndodhi se politika gjatë këtyre 30 vjet qeverisje e shikonin me sy mbyllur që këta politikanë po prodhonin vetëm korrupsion. Lind pyetia; a duhet të flenë akoma? Pra, çdo qytetar i ndershëm duhet të mendoi se nuk ecet më kështu. Populli shqiptar, në pseudemokracin e vitit 90’ e kurdisur nga Katovica, doli shumë e zhgënjyer.

     Gjatë këtij tranzicioni të gjatë Më 20 Janarë 2020 u ftuan për të bërë një Kuvend rreth 224 intelektual shqiptarët atdhetarë, aq sa Ju dha mundësia të vinin (pjesa tjetër për arësye specifike nuk mundi)  bënë një KUVEND për këto që thamë më lartë. Erdhën 121 persona nga të ftuar 224. Ishin nga Shqipëria Londineze, trojet etnike, dhe nga Diaspora. Janë bërë me qindra Kuvende gjatë Historiografisë së shqiptarëve, por Dy kanë dhënë Rrezultat; KUVENDI LEZHËS, DHE KUVENDI I LUSHNJES; ky i fundit I PAGZUAR ME EMËRIN “KONGRESI I LUSHNJES”. Në këtë Kuvend; promemoria ishte pastrimi i politikës, dhe bërja e një shtetit të njësuar ligjor demokratik të pavarur nga konspiracionet. E cila, në të gjitha institucionet të vihen njerëz të pakorruptuar me shqiptarë nga të gjitha trojet dhe Diaspora.

     Ai takon elitës së mirëfilltë kombëtare atdhetare t’i prijë çështjes të pazgjidhur të kombit shqiptar? Atëhere; kush është shkaku i heshtjes që nuk rreagojnë? Sigurisht paaftësia nuk i mungon, mbase mosdashja po, për të mos nxjerrë në pah sistemin që ende po na mundon.

     Intelektualët; jo të gjithë në përjithësi merren me fjalë, pa e vënë gishtin në plagën që kanë krijuar me shekuj konspiracionet. Nëpër fokusin e mediume bëjnë analiza pas ndodhive, kur kanë fuqi mendore t’i ndalojnë pa u shkaktuar ato. Nuk pikasin shkakun që sjell pasojat. Pasoja i kemi peshqesh nga sistemi postkomunist i cili la fenomenin e “unit”, që u krijua në mënyrë të theksuar pas pushtimit të djajve të kamofluar me termin “komunist”. Pra intelekti post kumust pas viteve 90’ mori pushtetin me kontratë nga PPSH, duke premtuar “demokraci”. Këta djaj! Që u mbështollën me pëlhurën e demokracisë si socialist e demokratë nuk e meritojnë të quhen të tillë, se s’kanë menduar kurrë për shtresat në nevojë, nuk i përket ky term “social” dhe “demokrat” se nuk e kanë rreal. Politikën 76 vjeçare, nuk është kollaj t’a pastrosh nga mentaliteti i “unit”, sepse ato janë protagonistët kryesor për të krijuar shkaqe, dhe pasoja. E pyeti një udhëheqës shteti si puna këtyre tonëve një besimtar, “Çfar ka më të shkëlqyer se lutja? ”Besimtari iu përgjigj; “Që njerëz si ti të mos jenë kurrë në pushtet, në mënyr që të mos i shkaktosh vuajtje qytetarëve”

FrederikRuço Tiranë /08/12/202/

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.