19.5 C
Tiranë
E shtunë, 16 Maj 2026

Frrok Çupi kërkesë Komisionit Hetimor për prova dhe ballafaqim me Metën

E akuzoi si ‘agjent i Serbisë’, Frrok Çupi kërkesë Komisionit Hetimor për prova dhe ballafaqim me Metën

Presidenti i Republikës e ka akuzuar gazetarin Frrok Çupi si ‘agjent i Serbisë’. Akuza është bërë nga Presidenti në foltoren e Presidencës, pak ditë më parë.

Në morinë e materialet pranë Komisionit Hetimor Parlamentar, me qëllim hetimin e Presidentit, është depozituar edhe deklarata në audio dhe video e Presidentit të Republikës ku akuzon gazetarin Çupi si ‘agjent i Serbisë’.

Mësohet se Frrok Çupi ka paraqitur, në Komisionin Hetimor Parlamentar, një kërkesë në lidhje me akuzën e Presidentit.

Çupi kërkon nga Komisioni që ‘Presidenti i Republikës të paraqesë prova mbi veprimtarinë time që sipas tij është ‘agjenturore në shërbim të Serbisë’. Por nëse nuk paraqet prova- shkruan gazetari, – atëherë ‘kërkesa ime të administrohet si një kallëzim për shpifje’ ndaj Presidentit të Republikës.

Gazetari shkruan se në këtë mënyrë ‘Presidenti i Republikës është përfshirë publikisht në sulme personale, aq më tepër kur sajon dhe shtrembëron të vërtetën’. Ai thekson se sulmi i Presidentit ndaj tij kryhet ‘për shkak të profesionit tim si gazetar’ dhe se Presidenti sulmon këdo dhe çdo opinion që nuk i vjen për shtat.

Po në këtë shkresë drejtuar Komisionit Hetimor Parlamentar, gazetari Çupi deklaron se pas sulmeve të Presidentit, ndjehet ‘i pasigurt për jetën e tij dhe të familjes’, dhe kërkon mbrojtje nga shteti.

“Tashmë nuk jam në gjendje që i vetëm të mbrohem nga njerëzit afër Metës, nga ‘nacionalistët’ e shtyrë prej tij, nga elementë të tjerë kriminalë ose të dobët mendërisht që frymëzohen lehtë nga fjalët e presidentit për vepra të dhunshme’, shkruan Frrok Çupi.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.