Per me te mirin Babain tim .
E verteta eshte qe une kurr nuk mund te te ngre ty ne piedestalin qe ti meriton,une nuk jam aq i zoti te thur fjale per te perqafuar imazhin tend aq sa dua. E gjithe deshira ime eshte qe te ngjaj ty,e te eci nen hapat e tua.
Dua te te perqafoj fort e te te them ‘Faleminderit’. per gjithçka qe ti ke bere per ne.
Eh babai im i shtrejte,ta dish ti sa te embela me duken sot ato fjalet e tua,bisedat e tua , humori yt me kenge…keshillat e tua,ndonjeher edhe merzitjet e tua…sepse ti doje qe ne te ecnim ne rruge te drejte e te mos gabonim ne jete…dhe jam munduar ta bej edhe pse…Ne kete bote jam i sigurt qe cdo kush mund te me hedhi tutje,cdo kush mund te me zhgenjeje, cdo kush mund te me tradhtoj,por ti,ti kurre .
Ti bashke me kohen keni treguar qe ti nuk je si gjithe te tjeret,ti je me i vecanti,je ai njeriu besnik qe qendroje cdo nat tek koka e sejcilit nga ne .dhe mendoje me te miren per ne.
Ti ishe Zoti pran meje. ..ndaj jam mundu qe te baj qe zemra jote te jete e gezume gjithmone…jam mundu te eci ne rrugen qe le ti.
Ti je drita e syve te mi,je heroi i cdo lufte e cdo beteje qe un kam kaluar ,ti je ne krye te gjith botes time,gjysma ime me e plote dhe e sakte .
Ah Babi im..s’mundem me harru çastet e fundit bashke .
Teksa te perqafoja ne oret e fundit mendoja vetem nje gje « Si mund te mbylli syte njeriu qe beri te mundur qe ti te lindesh »
Kam ndenjur i ulur per disa ore ne nje cep te dhomes duke veshtruar thjesht nje pik, aty ku ishe ti..as sot smund ta pranoj largimin tend …dhoma me duket bosh,por ruj thelle ne zemer kujtimet tona,
Edhe pse u bane 3 vite larg meje me mungon shume pranija jote, por ta dish une te ndjej gjithnji prane,ti je engjelli im mbrojtes.
Ah babi im, sa jam munduar te te ngjaj,sa forc kishte ti Babi im, e sa zemerbardh ishe me te gjithe, por semundja te mposhti, e doli me e fort se ne…dhe zemra ime po me thyej ne mijra copeza.
Kurr sdo ta harroj se si lotet te reshqisnin faqeve teksa minutat e fundit te jetes kishin filluar numerimin mbrapsht, qaja se Po largohej njeriu im me i shtrejte e po ashtu qaje se sdo mund te na perqafoje me e te ishte aty per ne ne dite te gzuara apo dhe ne dite qe do kishim nevoj per ty, qaje se do kishe dashur te na thoje shum ne ato caste…
Ti Ishe nje shok i rralle per ne,nje baba i shkelqyer, qe na deshi shum, ku edhe sot edhe pse kan kaluar 3 vjet ti vjen na puth neper endrra.
Pavarsisht se tani ti nuk je m’es nesh eshte fizikisht ti jeton pergjithmon ne zemrat tona, dhe e di qe je i lumtur per ne. Ti je krenaria e jone .
Tani nena eshte prioriteti jone, i falim asaj dhe dashurin qe sja japim dot babit dhe mundohemi qe t’ia lehtesojm sadopak mungesen e tij.
Sot ajo eshte forca jone dhe kujtimet e babait tone na shoqerojn ne cdo hap te jetes qe ne ndermarrim, per ti bere te dy krenare per ne, per t’ia shperblyer cdo sakrifice qe kan bere e te jene te lumtur per ato qe ne jemi sot, dhe kjo fale tyre dhe perkushtimit qe kan patur ndaj nesh gjithmone.
Perulem perpara teje me dashuri e respekt.
Me mungon shume .
Te Qofte i lehte dheu babai im i shtrejte.