KOSOVË ME VULË GJAKU.
(Pervjetor pavarsie)
Ç’ janë këta krushq
këta flamurtar,
Që kalojnë mal mbi mal?!
Pse ushtinë çfar paska mali?!
Po na vijnë vëllezrit te pragu..
E kan trupin vula gjaku.
Shami gjaku lidh te balli.
Në ball prin ai flamurtari.
Njëqind vjet vra e gri.
Nëqind vjet n’ luftë per liri.
Vijnë me Drinin bashkë me valen.
Heronjt n’ Vlorë hapin e ndalin.
I perkulen atij trimi.
Si dikur Isa Boletini.
Buqet kënga dallgë,e shtruar.
Gegë e labçe përpunuar.
Gjak e zemer të bashkuar.
Kapur bashkë dorë për dore.
Për lirinë janë vesh dasmorë.
Jemi rrenjet e një lisi.
Gjak e zemer të një fisi.
Arbresh ,çam, toskë e gegë.
Jemi lisi me shumë degë.
Jemi t’gjithë bijtë e Skënderbeut.
Ashta e palca e Atdheut.
Në të gjithe vendet etnike
Origjinen e kemi shqipe.
Gjëmon sheshi kënge e valle.
Shpejt festojmë Shqiprine e madhe.
Unë po e shoh si zbardh një dritë.
Per Shqipri me e bukura ditë.
Shpresa e madhe , do jenë bijtë.