


Kam folur për malesorët që si thuhet, kanë carë në jetë, kanë lënë emër të mirë për veten, e për vendin e tyre. E shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e Malësisë, jo pak herë duket si e gdhendur në vetëm një shkemb, një pemë, a në zhurmen e erës mbi gëmusha. Por sot, dua t’ia kushtoj këto rradhe, disa djemve, disa të rinjve, përkushtimi dhe talenti i të cilëve, na bën krenar.
Sa herë dëgjojmë emrat (mbiemrat), ashtu si krejt pa dashje, nga shpirti na del një pasthirrmë: Ky është nga Malësia e Madhe. Nuk ka aspak rëndësi nëse paguhen me qindarka, apo me miliona. Në damarët e tyre rrjedh Malesia. Dhe kjo besoj mjafton për shumë prej nesh. Une po i quaj: Futbollistët e Malësisë…

